E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Bruksel sot bisedohet per pikekalimet kufitare Jarinje dhe Bernjak

Kjo teme si dhe ceshtja e menaxhimi te integruar te kufinjve do te jete ne agjenden e dites se dyte te dialogut qe po zhvillohet ne ndertesen e Keshillit te BE-se ne Bruksel. Vazhdimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtines shenoi perparim sa i perket njohjes se diplomave universitare. Te dy palet arriten nje marreveshje per pranimin e diplomave te cilat nuk do te permbajne simbolet e statusit. Pjesa me e madhe e diskutimeve ne diten e pare te raundit te shtate te dialogut iu kushtua ceshtjes se perfaqesimit te Kosoves ne forumet rajonale. Nderkohe qe Prishtina nga njera ane insiston ne perfaqesimin e saj te barabarte Beogradi kembengul qe te kete nje asimetri te qarte ne mes te Prishtines dhe pjesemarresve te tjere.

Palet vazhdojne ne linjen e tyre te vjeter

Kur flitet per menaxhimin e integruar te kufijve ai sipas kreut te delegacionit te Prishtines Edita Tahiri eshte nje model evropian qe parashikon nje marreveshje midis dy shteteve per te bashkepunuar ne menaxhimin e kufijve shteterore ne perputhje me Kushtetuten e Kosoves dhe si i tille ai eshte i pranueshem per Prishtinen. Megjithate Borislav Stefanoviq i cili i prin delegacionit te Beogradit tha se sa i perket kesaj ceshtjeje eshte e qarte se veshtire se do te kete afrim te qendrimeveBildunterschrift Kryetarja e delegacionit kosovoar Edita Tahiri.

Per ne vija administrative ne asnje menyre nuk mund te fitoje karakteristikat e kufirit shteteror dhe as kalimet administrative nuk mund te jene kalime kufitare. Prishtina kerkon simbolet e veta gurin e saj te kufirit kontrollin e hyrje-daljeve... Qendrimet tona jane ketu te qarta ne nuk mund ti pranojme keto dhe para nesh kemi negociata te veshtira.

Problem mbetet edhe aplikimi i marreveshjeve

Delegacioni i Prishtines thekson se shtetesia se Kosoves eshte realitet dhe problemi qendron vetem se si do ta pranoje kete Serbia. Ne te njejten kohe Edita Tahiri tha se nga pese marreveshjet e arritura ne dialog deri tani aplikohet vetem marreveshja qe ka te beje me levizjen e lire te mallrave. Pergjegjesia per zvarritjen dhe shmangies se pergjegjesise per zbatimin e marreveshjeve hidhet kryesisht ne Beograd.

Sfida e tanishme eshte se si Serbia te aplikoje marreveshjet e arritura. BE po vezhgon me kujdes situaten dhe te gjithe i dine pergjegjesite e veta. Serbia duhet te konfirmoje gatishmerine per zbatimin e marreveshjeve cka varet me shume nga vullneti politik i autoriteteve ne Beograd se nga bisedat qe ne kemi me Stefanoviqin ne tryeze - deklaroi Tahiri.

Delegacioni i Beogradit u pergjigj se Serbia eshte e gatshme te permbushe te gjitha ato per te cilat eshte rene dakord dhe te punoje ne ate drejtim por asnje nga zgjidhjet dhe perdorimi i tyre nuk duhet te cenojne as Kushtetuten as ligjet e Serbise e as Rezoluten 1244 te OKB-se.

Autor Marina Maksimoviq / Esat Ahmeti

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›