Perendimi vendos sanksione te reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara Britania Kanadaja dhe Franca i kane dhene nje shuplake te rende Teheranit duke i vendosur sanksione te reja per shkak te aktivitetit nuklear.
Sanksionet qe prekin financat e Iranit dhe sektorin e produkteve kimike qe perftohen nga nafta vijne pas nje raporti te Agjensise Nderkombetare te Energjise Atomike IAEA e cila sugjeron se Irani ka bere teste per mbushjet berthamore.
Irani ka zgjedhur rrugen e izolimit nderkombetar tha Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barak Obama ne nje deklarate per shtyp. Per sa kohe qe Irani te vazhdoje kete rruge te rrezikshme Shtetet e Bashkuara se bashku me partneret do te vazhdojne te gjejne menyren per te izoluar dhe rritur presionin mbi regjimin e Iranit.
Sanksionet e Shteteve te Bashkuara per here te pare kane si qelllim sektorin e produkteve kimike qe perftohen nga nafta dhe zgjerojne sanksionet qe ishin vendosur deri tani mbi karburantet dhe gazin.
Sektori i produkteve kimike qe perftohen nga nafta eshte nje nga deget kryesore te ekonomise se Iranit dhe burimi me i madh i te ardhurave per regjimin.
Bllokimi i bankave
Bildunterschrift Agjencia nderkombetare e energjise atomike IAEA ne Vjene
Shtetet e Bashkuara kane si qelllim te izolojne edhe sistemin bankar te Iranit por nderpreja e lidhjeve me Banken Qendrore te Iranit eshte nje hap qe do ta nxirrte vendin nga sistemi financiar boteror.
Qeveria britanike njoftoi te henen se ishte duke shkeputur te gjitha marredheniet financiare me bankat e Iranit duke perfshire edhe Banken Qendrore. Ottava tha gjithashtu se mund te bllokoje virtualisht te gjitha transakisionet me Iranin dhe te ndaloje eksportin e elementeve petrokimike karburanteve dhe gazit.
Franca rrit presionin
Franca nuk eshte duke marre masa konkrete por i ka kerkuar Bashkimit Europian dhe shteteve te tjera te vendosin sanksione te renda te bllokojne asetet e Bankes Qendrore te Iranit dhe te mos blejne me karburantet e Iranit.
Ne deklaraten e leshuar per median nga presidenca franceze thuhej se propozimi i Frances per sanksionet e reja i drejtohej lidereve te Britanise Kanadase Gjermanise Japonise dhe Shteteve te Bashkuara ashtu si edhe lidereve te Bashkimit Europian
Ne nje kohe qe Irani ecen perpara me programin e tij nuklear refuzon bisedimet dhe izolon popullin e tij Franca eshte ne favor te sanksioneve te renda per te bindur Iranin per tu ulur ne bisedime thuhet ne deklarate.
Per me shume se 10 vjet Irani ka vazhduar te punoje ilegalisht mbi programin nuklear dhe ka zhvilluar kapacitet nukleare ushtarake gje qe tregohet nga Agjensia Nderkombetare e Energjise Atomike theksojne autoritetet franceze.
Loje e humbur
Bildunterschrift Irani pohon se programi i tij atomik sherben per qellime paqesore
Nga Teherani Ministri i Tregtise Mehdi Ghazanfari ka paralajmeruar Perendimin se ata po demtojne interesat e tyre.
Sanksionet jane nje loje ne te cilen te dyja palet dalin te humbura. Nese ata nuk investojne ne projektet tona te karburanteve atehere kjo do te ndikoje tek cmimi tha Ghazanfari ne nje konference per shtyp perpara deklaratave te Britanise dhe Shteteve te Bashkuara.
Nderkohe sipas agjensise Reuters diplomatet europiane pritet te arrijne nje marreveshje me qeverite e Bashkimit Europian per te shtuar rreth 190 persona dhe organizata ne listen e personave me aksione te ngrira dhe ndalimin e udhetimit.
Autor APdpa Reuters/Amarildo Topi
Redaktoi Angjelina Verbica