Vlore, komuna zhytet ne erresire
Vlore- Gjashte fshatra te rrethit te Vlores prej disa ditesh jane "zhytur" ne erresire te plote, si pasoje e nje defekti te rende ne sistemin kryesor te shperndarjes se energjise. Gjithcka ka nisur te marten e kaluar, kur si pasoje e daljes se lumit Vjose nga shtrati, disa prej degezimeve te tij, kane bere qe shtyllat e energjise elektrike te cilat kane qene te vendosura shume prane, te permbysen nga rrjedha e tij. Nje dite me pas, Ndermarrja Elektrike kreu bilancin e demeve, ku rezultuan shume shtylla te humbura qe duhen zevendesuar, pasi i ka marre rrjedha e lumit dhe kabllo po te demtuara. Qe prej nje jave banoret jane ne pritje te riparimit te ketij defekti, i cili sipas tyre i ka shkaktuar shume probleme pothuajse te gjithe komunes Shushice. Banoret shprehen se te gjitha produktet blegtorale jane hedhur poshte, por ka dhe nga ata qe i kane nxjerre per te shitur ne tregje te ndryshme, duke rrezikuar dhe jeten e konsumatoreve per shkak se kane qene jashte frigorifereve. Te tjere shtojne se shqetesim me i madh eshte uji i pijshem, pasi pompat nuk funksionojne per mungese te energjise. Drejtuesit e elektrikut kane premtuar nje zgjidhje sa me te shpejte te problemit dhe kthimin e energjise.
O. Hila
O. Hila