Peres: Izraeli është në "luftë të hapur" me Iranin

Peres deklaroi se Izraeli disponon me informata të "mjaftueshme solide të zbulimit, që ta lidhë atentatin në Bullgari, në të cilin humbën jetën pesë izraelitë, me Iranin dhe me lëvizjen libaneze Hezbollah dhe është i bindur se ato planifikojnë sulme të reja si pjesë e, siç u shpreh, "luftës së hapur kundër Izraelit".
Peres megjithatë paralajmëroi se Izraeli do të veprojë që t'i parandalojë atentatet e mëtejshme.
I pyetur nëse shpërthimi në Bullgari dhe përpjekjet e tjera për atentat ishin hakmarrje për vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë iranianë, për të cilët Irani e akuzon Izraelin, Peres deklaroi se Izraeli asnjëherë nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto vrasje. Por, ai nënvizoi se Izraeli ka të drejtë t'i parandalojë vrasjet e qytetarëve të tij.
Peres tha se politika e Izraelit ka për qëllim "parandalimin", e jo "hakmarrjen".