E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peres: Synojmë t’i japim fund terrorit

Romë - Presidenti izraelit, Shimon Peres ka deklaruar se Tel-Avivi nuk dëshiron një armëpushim, por fund të terrorit. Në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane, “La Republika”, Peres u shpreh se Izraeli nuk dëshiron të zgjasë luftën dhe nuk se nuk ka ambicje territoriale në Gaza. Sipas tij, një ndër qëllimet e këtyre sulmeve është edhe zvogëlimi i ndikimit iranian në Gaza, vend ky që sipas Peres mund të kthehet në një satelit pë Teheranin. ''Plani franko-egjiptian'' që parashikon një armëpushim, rifillimin e diskutimeve izraelito-palestineze dhe një dialog mes autoriteteve palestineze dhe Hamasit, përbën një ide të përgjithshme dhe duhet të diskutohet për shumë kohë'' ka thënë ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›