E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota arabe: Turqia është zemra pulsuese e arabëve

Ankara - "Një mijë e një urime për popullin dhe qeverinë turke." "Ndër të gjithë lëvizjet politike për zgjidhjen e çështjes në gaza, lëvizja turke duket më seriozja dhe më e ekuilibruara."" Roli i Turqisë është më i pështatshmi gjer në këto çaste." "Turqia është shpëtimtarja e humbëtirës në të cilën ndodhen vendet arabe." "Ajo është gjemb në fytin e perëndimit dhe të amerikanëve." "Në fakt, vetem ajo mund t'a ndryshojë situatën ku gjendemi."

Këto ishin disa nga komentet me të cilat gazetarët dhe analistët arabë përshkruanin qëndrimin turk kundrejt agresionit izraelit ndaj Gazës. Ata konfirmonin se si lëvizjet zyrtare ashtu edhe ata popullore në Turqi, synojnë dhënien fund kësaj tragjedie. Madje, njëri prej tyre, e konsideron Turqinë si "zemra pulsuese e popujve arabë."

Ndërkohë që të gjithë akuzat zyrtare të qeverive arabe dhe ndërkombëtare i adresohen Hamasit, që ka Gazën nën kontroll që nga 2007, si përgjegjëse për sulmet izraelite, kryeministri turk Rexhep Taip Edogan, ia faturon përgjegjësinë e plotë vetëm shtetit izraelit. Ai theksoi se të akuzosh Hamasin në këtë rast, është e papranueshme dhe e palejueshme. Gjithashtu, ai e konsideroi agresionin izraelit mbi Gaza fyerje për Turqinë, e cila kishte rolin e ndërmjetësit për bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Sirisë.

Gjatë fjalës së mbajtur para deputetëve të partisë së tij me rrënjë islame, kryeministri turk e quajti agresionin izraelit si "njollë të zezë në historinë e njerëzimit". Ai theksoi se qëllimi kryesor i këtij agresioni, kishte të bëjë me zgjedhjet parlamentare të parakohshme që do të zhvillohen në nëntor të këtij viti.

Erdogani përmendi dhe faktin që ishin turqit osmanllinj ata që shpëtuan gjyshërit e Livnit (ministres sëjashtme të izraelit) dhe të Barakut (ministër i mbrojtjes) nga dhuna e kryqtarëve në Spanjë pas rënies së Andaluzisë në vitin 1490.

Është hera e parë që një zyrtar turk përmend termin "turqit osmanllinj" që nga rënia e perandorisë osmane në vitin 1924.

Lexuesit e të përditshmeve arabe në internet, kanë dhënë komentet e tyre lidhur me këto deklarata.

Në websit-in e kanalit Al-jazeera, një lexues komenton deklaratat e mësipërme dhe thotë:"Zoti të ruajt dhe i shtoftë njerëzit si ti o Erdogan. Ti je i sinqertë me atdheun tënd, popullin dhe umetin."

Një tjetër shtonte:"Erdogani nuk është parë të buzëqeshë që kur ka filluar agresioni kundër Gazës, gjë e cila nuk ka ndodhur me udhëheqësit tanë dhe me vetë presidentin palestinez Mahmud Abas.

Nga ana e tij, analisti politik jordanez Arib Rentari e vlerëson rolin aktual të Turqisë në zgjidhjen e çështjes së Gazas, duke e konsideruar Turqinë si "zemrën pulsuese të arabëve"

Per Start, Elmaz Fida

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›