Shuhet Ken Norton, legjenda e boksit botëror
Kampioni i madh i boksit, i cili e mposhti legjendarin, Muhamed Ali, ka ndërruar jetë dje në Arizona të SHBA-sw. Ditë zie në botën e boksit, ish-kampioni i botës në peshën e rëndë të boksit profesionist, Ken Norton ka ndërruar jetë. 70 vjeçari, sipas medieve amerikane, ka pasur një atak në zemër dhe ishte duke u shëruar në shtëpinë e tij në shtetin Arizona në SHBA. Norton u bë i njohur më 31 mars të vitit 1973, kur mposhti legjendarin, Muhamed Ali në San Diego. Për legjendën Ali kjo ishte vetëm humbja e dytë në karrierë, pas asaj nga Joe Frazier.
Të njëjtin vit (1973), Norton pësoi humbje në duelin e dytë me Ali. Norton përfundoi karrierën e tij më 1981, me 42 fitore (33 me nokaut me radhë), 1 barazim dhe 7 humbje.
(E.Ilnica/balkanweb)
Të njëjtin vit (1973), Norton pësoi humbje në duelin e dytë me Ali. Norton përfundoi karrierën e tij më 1981, me 42 fitore (33 me nokaut me radhë), 1 barazim dhe 7 humbje.
(E.Ilnica/balkanweb)