E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perez: Reali vlen më shumë se Unitedi

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, mendon se klubi i tij do të përfitonte më shumë në bursë sesa Manchester Unitedi.

Sipas Forbes, Manchester Unitedi vazhdon ta ruajë pozitën e parë si klubi më i vlefshëm sportiv në botë.

Nëntëmbëdhjetë herë kampioni i Anglisë është vlerësuar përpara kampionit të Spanjës që zë vendin e dytë në listë, por kështu nuk mendon shefi i Los Blancos.

“Në qoftë se do të shfaqeshim në bursë, ne do të vlenim më shumë se Manchester Unitedi, ju siguroj për këtë”, ka deklaruar Perez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›