Perez, ultimatum Pelegrinit, rrezikon edhe Valdano
Numrit një të klubit madrilen nuk i kanë pëlqyer veçanërisht dy episode, ai që ka të bëjë me eliminimin nga Kupa (nga skuadra e kategorisë së tretë, Alkorkon) dhe mosgrumbullimi i mbrojtësit Serxho Ramos për ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës modeste, edhe pse Federata Spanjolle e Futbollit e kishte hequr dënimin për Ramos.
Pastaj, është edhe deklarata e kapitenit Raul, që tha se lojtarëve u nevojitet shumë kohë për t’iu përshtatur projektit të trajnerit Pelegrini, duke vënë kështu në pikëpyetje metodat dhe teknikat e kilianit. Prandaj, në dispozicion të kreut të pankinës së bardhë mbeten edhe tre ndeshje, e fundit në “Kamp Nou” përballë Barcelonës.