Elbasan, vrau të atin për para, arrestohet i riu
Rreth orës 14:40, në fshatin Lenie-Gramsh, në afërsi të banesës së tij, është gjetur i vdekur nga një fqinj, shtetasi Seit Hasim Hasa, 75-vjeç, lindur e banues në fshatin Lenie Gramsh.
Me të marrë këtë njoftim, policia e Elbasanit shkoi në vendin e ngjarjes, nga ku ka konstatuar se kufoma kishte shenja dhune në pjesën e fytit dhe dyshohet të jetë mbytur. Pas hetimeve, u bë e mundur zbulimi i autorëve të kësaj ngjarje. Në pranga kanë rënë shtetasit, Artur Osmani, 34-vjeç dhe Maksim Hasa, 19-vjeç, i dënuar më parë për vepren penale ‘Vjedhje”.
Ndalimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjterin, kanë vrarë shtetasin Seit Hasim Hasa. Shtetasi Maksin Hasa, i ndihmuar nga shtetasi Artur Osmani, ka vrarë, duke mbytur babain e tij me qëllim per t’i marrë parate rreth 180.000 lekë të reja. Pas krimit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të qytetit të Durresit.