Perez:Njeriu i një miliard eurove

Florentino Perez, njeriu që vlen një miliard euro. Në 10 vitet e fundit Reali i Madridit ka shpenzuar një mal me para për tu përforcuar dhe e përditshmja iberiek Marca ka ilustruar kalimin e barrierës së një miliard eurove. Perez nuk i ka bërë të gjitha vetëm pasi nga viti 2006 deri ën vitin 2009 është zëvendësuar nga Ramon Kalderon por gjithsesi Florentino është protagonisti i padiskutueshëm i fushatave faranike të merkatos së Madrilenëve. çaku i një miliard eurove është arritur pikërisht në merakton e kësaj vere ku Presidenti Perez i ka siguruar Hoze Murinjos argjentinasin Angel Di Maria, Sami Kedirën dhe Pedro Leonin. Pas Realit të Madridit por me një distancë shumë të madhe është Barcelona e dyshes Gaspart-Barcelona me 753 milion euro shpenzime ku një nga blerjet më të shtrenjta ka qënë suedezi Ibrahimoviç. Lista me shpenzimet më të mëdha të galaktikave është e gjatë me në krye Ronaldon me 96 milion euro. Zinedine Zidane me 72 milion euro, 64 milion euro për brazilianin Rikardo Kaka dhe pak më pak për yjet e tjere si Figo dhe Benzema. Ndërsa vera e vitit 2009 është ajo me më shumë shpenzime ku për lojtarë si Ronaldo, Kaka, Benzema, Xabi Alonso kanë kushtuar plot 254 milion euro. Në pjesën tjetër të Euroëps është një rivale dhe vjen pikërisht nga Britania e Madhe por nuk është Chelsea i Roman Abramoviç por Manchester City e Sheikut Mansur Bin Zajed që në vetëm tre vite ka shpenzuar 400 milion euro që është një mesatare e cila vitet e ardhshme mund të kalojë edhe Perezin.