E Diel, 1 Nëntor 2026

Ranieri: Adriano, pjesë e rëndësishme e Romës

Pas fitores një me zero në miqësoren me Peskarën trajneri iRomës Klaudio Ranieri ka bërë të ditur se nuk ka pasur progres shumë të madh por skuadra ka laujtur mirë dhe e rëndësishme ishte që të luanin sa më shumë minuta në prag të ndeshjes së Superkupës kundër Interit. "Disa futbollistë si Juan dhe Perrota janë më përpara se të tjerët me përgatitjet ndërsa Toti pas golit që ka shënuar ka luajtur edhe më mirë . Kemi edhe dy javë për tu përgatitur për Superkupën dhe në këto 14 ditë pres që të shikoj përparësitë e skuadrës pasi ende na duhet të përgatitemi edhe më mirë" theksoi Ranieri. Një nga lojtarët që Roma pret me vëmendje këtë sezon është Adriano për të cilin Ranieri ka shtuar se baziliani ka filluar të ndihet mirë dhe është rikthyer sërish në formë të mirë. "Ai po tregon se dëshiron të bëjë mirë por është shumë shpejt për të dhënë mendimin e saktë, unë dua të pres dhe më pas të flas për atë që mund të japë Adriano" theksoi Ranieri. Më 21 gusht luhet edhe Superkua e Italisë në San Siro ku Ranieri dhe Roma e tij kanë dëshira ta fillojnë me trofe për më shumë që luajnë kundër Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›