Tenis, Grabullovski fiton "Eng Office Open 2010"

Prishtinë, 9 gusht - Tenisti maqedonas Dimitar Grabullovski ka fituar turneun "Eng Office Open 2010" të mbajtur në Prishtinë, kanë njoftuar të dielën nga Federata e Tenisit të Kosovës. Grabullovski të dielën në finale mposhti tenistin Ferat Istrefi me 2:0 në sete (6:0, 6:1). Grabullovski në finale u plasua pas triumfit ndaj Driton Maliqit, ndërsa Ferati në gjysmëfinale mposhti tenistin nga Shqipëria, Flavio Deç. Këshilli organizativ i këtij turneu është ndarë i kënaqur me meçet e treguara gjatë turneut të mbajtur në Prishtinë.