Xhafaj: Qeveria po nxjerr jashtë funksionit Gjykatën Kushtetuese
TIRANE- Dorëheqja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në shenjë proteste për zgjatjen e mandatit të tij është vlerësuar sot nga Partia Socialiste.
Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj deklaroi sot se “Dorëheqja e tij është një sirenë alarmi për drejtësinë që mban 3 vende bosh përtej afatit të mandateve. Akti i tij është i rrallë, tregon se brenda gjyqësorit ka njerëz me vlera. Ky akt meriton vlerësim dhe respekt”, tha ai.
Situata e bllokimit të procedurës së emërimit të 3 gjyqtarëve zëvendësues cënon rëndë legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese, tha Xhafaj,
Ai tha se, dy gjyqtarë të tjerë përvec Pllocit kanë pranuar t'ia zgjasin vetes mandatin, ndërsa shtoi se me këtë akt, Gjykata Kushtetuese mund të shpallet me të drejtë e pavlefshme.
“Kjo që po ndodh sot në Gjykatën Kushtetuese është një skenar ogurzi që synon të nxjerrë jashtë funksionimit Gjykatën Kushtetuese dhe të delegjitimojë pakicën parlamentare nga roli që asaj i ka caktuar vetë Kushtetuta, si sfiduese e vullnetit të besuar të mazhorancës. Në këtë mënyrë po cenohet drejtpërdrejt Kushtetuta e vendit me qëllim zhdukjen e kontrollit kushtetues mbi qeverinë dhe maxhorancën e Sali Berishës. Kjo është një tjetër përpjekje e dukshme për të vendosur në një kontroll absolut pushtetet e pavarura në këtë vend”, tha ai.
Xhafaj tha se dorëheqja e Pllocit nga ana tjetër është një sirenë alarmi për gjendjen në të cilën është katandisur sistemi i drejtësisë.
“Gjykata është bërë pjesë e vendimeve antikushtetuese, me qëllim mbajtjen e 3 vendeve bosh në Kushtetuese, për qëllime klienteliste".
“Ne do të ndërmarrim në ditët në vijim iniciativa konkrete politike dhe parlamentare që synojnë ruajtjen dhe konsolidimit e sistemit Kushtetues dhe shtetit të së drejtës”, përfundoi Xhafaj.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Xhafaj: Qeveria po nxjerr Gjykatën Kushtetuese jashtë funksionit