Perfaqesues te Parlamentit Europian pershendeten bashkepunimin PD-PS

Dy euro-parlamentare te njohur u bene thirrje permes nje letre te hapur drejtuesve te dy partive kryesore Sali Berisha dhe Edi Rama qe te vazhdojne bashkepunimin e saponisur ne komisionet parlamentare duke e cilesuar ate nje hap te shumepritur drejt normalizimit te klimes politike ne Shqiperi. Europarlamentaret Eduard Kukan dhe Hanes Suoboda publikuan nje leter drejtuar dy politikaneve kryesore ne Tirane ku theksojne se rifillimi i punes se rregullt parlamentare eshte nje zhvillim inkurajues per integrimin europian te vendit. Ata theksojne se vecanerisht me rendesi jane fillimi i punes se perbashket per reformen zgjedhore rishikimi i rregulloreve te parlamentit dhe votimi i ligjeve me shumice te cilesuar.
Kryetari i Delegacionit per Marredheniet me Evropen Juglindore ne Parlamentin Europian Eduard Kukan dhe eurodeputeti Hanes Svoboda shprehen shpresen se kjo periudhe e re bashkepunimi do te normalizoje jeten politike dhe partite do te trajtojne shqetesimet e qytetareve shqiptare. Ne letren e hapur drejtuar zoterinjve Berisha dhe Rama eurodeputetet theksojne se vendi ka sfida te medha perpara dhe kjo marreveshje ka ardhur ne castin e duhur per vendin dhe rajonin ndaj ky cast duhet shfrytezuar per te ndermarre masa politike qe te jene largpamese vendimtare dhe konstruktive.
Zoterinjte Kukan dhe Suboda i nxitin kryetaret partiake shqiptare qe te bashkojne energjite per reformat e BE-se me fryme pajtimi dhe pragmatizmi. Ata shkruajne se permes zbatimit te kesaj marreveshje te gjithe aktoret politike do te fitojne besueshmeri ndersa vendi do te perqendrohet ne 12 detyrat ne marredhenie me BE-ne te cilat Tirana i ka shpallur si perparesi kombetare. Europarlamentaret Kukan dhe Suoboda mbajne shpresa se marreveshja PD - PS do te sjelle nje funksionim me te mire te Parlamentit.
Mirekuptimi i gjere per reformen zgjedhore do te sjelle funksionimin e duhur te procesit demokratik - shkruajne ata. - Kjo marreveshje krijon mundesi per reformat ligjore dhe te drejtave njerezore per reformen e sistemit gjyqesor luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Eurodeputetet theksuan se e ardhmja e Shqiperise dhe Ballkanit Perendimor eshte ne Bashkimin Europian dhe ata si anetare te Parlamentit Europian shprehen gadishmerine qe te ndihmojne me keshilla ne arritjen e ketij qellimi. Ata thane se zhvillimet e reja ne Shqiperi mund dhe shpresojme te krijojne nje platforme parlamentare per Europen e cila do te bashkoje forcat politike rreth qellimit te perbashket te integrimit ne BE.
Komentet e europarlamentareve erdhen menjehere pasi nisi punen nje komision parlamentar per reformen zgjedhore me 10 anetare nga dy partite e medha dhe aleatet e tyre me te vegjel. Presidenti i Republikes Bamir Topi pershendeti fillimin e ketij bashkepunimi duke uruar qe reforma te perfundoje ne kohe dhe qe forcat politike te mos udhehiqen ne kete proces nga emocionet partiake.