E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfaqësuesi amerikan në OSBE: “Numërimi të vazhdojë me rregullsi”



VJENË – Një tjetër mesazh vjen nga Uashingtoni zyrtar për përfundimin e procesit të numërimit të votave. Përfaqësuesi i SHBA-ve pranë Këshillit të Përhershëm të OSBE-së me qendër në Vjenë thotë “e mirёkuptojmё se qeveria shqiptare ёshtё nё fazёn e pёrfundimit tё procesit tё numёrimit tё votave dhe tё shpalljes sё rezultatit tё tyre”, por shton se “presim qё ky proces tё vazhdojё me tё njёjtёn rregullsi”. Në takimin e zhvilluar dje ai theksoi se “qytetarёt shqiptarё meritojnё pёrgёzime pёr pjesёmarrjen nё njё numër tё lartё nё votime si dhe pёr zhvillimin e njё procesi zgjedhor tё qetё e tё rregullt”. Sipas z. Skot, “administrimi i zgjedhjeve pasqyroi njё progres tё vёrtetё krahasuar me zgjedhjet e mëparshme”. Kurse evidentoi faktin se “vlerёsimi paraprak i OSBE-sё vёrejti se zgjedhjet nё vetvete shёnuan pёrmirёsime, por gjithashtu identifikuan disa shkelje pёrsa u pёrket rregullave tё fushatёs dhe Kodit Elektoral”.
“Ne i bёjmё thirrje qeverisё shqiptare qё tё plotёsojё kёto mangёsi, nё mёnyrё qё tё arrihen plotësisht standardet zgjedhore”. Edhe zoti Skot, ashtu si shumë zyrtarë të tjerë të organizmave ndërkombëtare, vlerësuan sjelljen e qytetarëve shqiptarë dhe pjesëmarrjen e tyre në procesin e votimeve të 28 qershorit.

3 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›