E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedi, jepet çmimi Nobel në mjekësi


Fituesit e çmimit Nobel për mjekësi australiania Elizabeth Blackburn, britanikja Jack Szostak dhe Carol Greider folën ditën e dielë rreth punës dhe suksesit të tyre, por edhe diskutuan se si do të vazhdojnë në të ardhmen. Së bashku ata në vitin 1980 zbuluan se një sekuencë unike e ADN-së mbron kromozomet nga degradimi i tyre.
Zbulimet e tyre e ndihmuan në zhvillimin e terapive të reja për trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve të trashëguara. Fituesit do të ndajnë çmimin prej 10 milionë crowna suedeze ose (1,42 milionë dollarë amerikanë), për zbulimin se si kromozomet janë të mbrojtura nga telomera dhe enzimat e telomerës.
Jeta nuk ka ndryshuar për tre studiuesit edhe pse u dekoruan me çmimin Nobel në Suedi. Ata vazhdojnë të punojnë me pasion për projektet e tyre të ardhshme.
"Jam shumë i emocionuar nga ky eksperiment.Dua që projektet e mia laboratorike të vazhdojnë të zgjerohen. Nuk shoh ndonjë lloj ndryshimi në jetën time dhe vazhdoj ta shoh veten duke punuar në laborator për projektet e kërkimit"-tha Pedagogia e universitetit mjekësor në Baltimora, Carole Greider.
"Jemi vërtetë të ngazëllyer dhe do vazhdojmë të punojmë në laborator, unë dua që të vazhdoj kështu dhe do të marrim studentët më të mirë për të vazhduar në suksese të mëtejshme në të ardhmen", tha profesori i gjenetikës në Massachusets Jack Szostak .
Ceremonia u pasua nga një banket në bashkinë e Stokholmit për rreth 1.300 njerëz, duke përfshirë këtu 250 studentë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›