E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfaqësuesit e serbëve: Duhet të shkojmë në zgjedhje

Në një debat për BBC-në, njëra nga përfaqësueset e Këshillit Kombëtar Serb, Rada Trajkoviç, tha se serbët e Kosovës duhet të provojnë që të organizojnë jetën e tyre në Kosovë.

"Serbët duhet që patjetër të marrin pjesë në zgjedhje, sepse mendoj se kjo është mënyra që t’i ruajmë ata. Unë nuk mund të garantoj se institucionet e Prishtinës do të punojnë për mbrojtjen e serbëve të Kosovës, por ne duhet të bëjmë çdo gjë që të provojmë e të organizojmë jetën tonë në një mënyrë që do të mundësonte që populli të qëndronte", tha Trajkoviç.

Ajo shtoi se rasti më i mirë për serbët do të jetë marrja e përgjegjësive në komunat e reja me shumicë serbe, që pritet të krijohen menjëherë pas zgjedhjeve lokale.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›