EBU kritikon Thaçin: Po ushtroni presion mbi RTK-në
“Presioni nga qeveria juaj e ka transformuar RTK-në, nga një furnizues i balancuar i lajmeve, në një krah medial të partisë në pushtet dhe tuajin si kryeministër”, deklaron Jean Reveillon, kryesues i këtij Unioni, në një letër dërguar Thaçit.
“Zërat kritikë apo alternativë kishin qenë të shtypur. Ajo që po vërejmë është presioni nga Qeveria e Kosovës, që RTK-ja të shndërrohet në një transmetues shtetëror jokritik”, shkruan në letrën e tij, kryesuesi i Unionit Evropian të Transmetuesve, raporton agjencia DPA nga Gjeneva.
Reveillon ka kërkuar që kryeministri Thaçi të ndërmarrë “masa urgjente” për rikthimin e autonomisë së RTK.