E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Gruevski dorëzon sot propozimin për qeverinë e re

Nikolla Gruevski pritet të dorëzojë sot në Parlament programin dhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar në Maqedoni.

Menjëherë pas pranimit të propozimit, kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski do të caktojë seancën për zgjedhjen e qeverisë, e cila do të zhvillohet deri në fund të javës së ardhshme ndërsa sipas ligjit qeveria të votohet në afat prejt 15 ditëve pas dorëzimit të propozimit.

Partitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI i kanë dhënë fund përpilimit të listës së ministrave, por ato nuk kanë bërë publike se çfarë përmban programi qeveritar dhe cilët janë prioritetet kryesore.

Ndërkohë, dy partitë zbardhën arritjen e disa marrëveshjeve, të cilat kanë kaluar në procedurë urgjente në Parlament për tu miratuar siç janë ndryshimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, simboleve kombëtare, këshillit gjyqësor, këshillit të prokurorëve publik si dhe rritjen e anëtarëve të Këshillit për Radiodifuzion.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›