Kryeministri Berisha feston me femijet e fshatit SOS
Kryeministri, Sali Berisha zgjodhi të festojë sot me fëmijët e fashtit SOS. Së bashku me bashkëshortën e tij, Liri Berisha, kreu i ekzekutivit shqiptar ndau disa momente festive me këta fëmijë me rastin e festës së fundvitit. Përveç dhuratave për secilin pjestar të kësaj familje të madhe, kryeministri Berisha përcolli dhe një mesazh urimi për ta.
“Kënaqësi të festoj me ju Vitin e Ri. Së bashku me ju sot shprehim urimet më të sinqerta për nënat, mësueset, tezet e fshatit SOS, të cilat duke u kujdesur për ju kanë krijuar një ambjent kaq të ngrohtë për të gjithë ju”, vlerësoi Berisha.
Gjithashtu, duke iu referuar pikërisht mënyrës së organizimit të jetës në këtë fshat, kreu i qeverisë shprehu nderimin e tij të madh “për zonjat që kanë mundësuar një praktikë të mrekullueshme të kujdesit, të sjelljes, të mësimit, ju përshëndes për këtë familje alternative, që ju keni ngritur”.
Po kështu, Kryeministri garanatoi se “qeveria është gatshme që t’u plotësojë çdo nevojë që mund kenë fëmijët e fshatit SOS”.
Gjithashtu, në fund të fjalës së tij, kryeministri Berisha uroi një Vit të Ri plot shëndet e të mbarë.