E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modelja rremben dhe torturon ish te fejuarin

Sipas prokuroreve, ajo organizoi rrembimin e ish te fejuarit, dhe e torturoi ate ne menyre kafsherore. Nuk behet fjale per nje kriminele ordinere, por nje modele amerikane e perzgjedhur dy here mis ne konkurset e bukurise ne Arizone. Kumari Fulbright, 25 vjece, e zgjedhur "Miss Pima County" ne vitin 2005, dhe nje vit me vone "Miss Desert Sun" ndodhet prapa hekurave pasi u arrestua nga policia e Tuksonit ne 18 dhjetor. Modelja rrezikon te kaloje pjesen me te madhe te jetes se saj ne burg, nese akuzat kunder saj do te konfirmohen nga drejtesia amerikane. Sipas ketyre akuzave, Fullbright e cila eshte studente e Uniersitetit te Arizones dhe punon si asistente e gjykatesit federal te kontese, rrembeu ish te fejuarin ne bashkepunim me tre burra. Me ndihmen e tyre, ajo e lidhi mire te burgosurin te cilin do ta mbante peng duke e torturuar. Sipas dokumentave te policise Flubright rrahu 24 vjecarin disa here duke e kercenuar me nje pistolete. Kalvari i frikshem i te riut, emri i te cilit nuk behet i ditur nga autoritetet amerikane, zgjati gati 10 ore. Pas shume kercenimesh ai arriti te marre armen nga duart e modeles dhe te lirohet nga pengmarrja. Menjehere sapo doli ne rruge, nisi te bertase me te madhe duke kerkuar ndihme. Policia nderhyri menjehere duke i vene prangat modeles dhe nje prej bashkepunetoreve te saj, 40 vjecarit Larry Hammmond, ndersa dy bashkepunetoret e tjere jane ende ne kerkim. Sipas autoriteteve amerikane, Fullbright duket se e kreu rrembimin pasi pretendonte se ish i fejuari i saj i kishte vjedhur bizhuteri te kushtueshme.
Operohet pitoni
Arriti te shpetoje fale nje nderhyrje kirurgjike, pasi kishte gelltitur kater topa golfi. Ngjarja i ka ndodhur nje gjarpri piton 80 cm te gjate ne Australi. Sipas BBC-se, gjarpri kishte kujtuar se ishin veze, 4 topat e golfit qe nje cift kishte lene ne pularine e tyre me qellim per te nxitur pulat qe te benin veze. Kur hyne ne pulari ne vend te topave, cifti australian gjeti nje gjarper me kater "gunga" te dukshme ne trupin e tij. Menjehere burre e grua vendosen ta cojne zvarranikun ne nje klinike veterinere, ku kirurgu Majkell Pajn e operoi per te hequr topat nga stomaku i gjarprit. "Po te mos operohej, patjeter qe do te ngordhte"-tha ai pas nderhyrjes kirurgjike qe i shpetoi jeten pitonit. Sipas tij tashme pitoni po e merr veten, dhe te shpresojme qe kjo eksperience ti behet mesim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›