E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulje emergjente per nje "dore te vdekur"

Nje flirt mes dy pasagjereve gjate nje fluturimi nga Siatelli ne Washington eshte bere shkak per uljen emergjente te avionit. Nje 46 vjecar, i quajtur Majkell Holland i zgjati duart bashkeudhetares qe ndodhej prane tij, te ciles mesa duket nuk i pelqeu aspak xhesti. Si pasoje ngjarja degradoi ne nje zenke me nderhyrjen e nje prej agjenteve qe ndodhej ne bordin e avionit. Piloti kreu nje ulje emergjente kur Holland u arrestua me akuzen per ngacmim seksual. Sipas asistenteve te fluturimit burri i perkedheli floket gruas qe ndodhej ne sediljen prane tij, ndersa ajo perpiqej te flinte. Gruaja pasi e kuptoi se c'po ndodhte ngriti zerin dhe nisi ta shaje me te madhe, dhe kerkoi menjehere nderhyrjen e personelit te avionit. Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes "dora e vdekur" konsiderohet nje krim federal minor por i ndeshkueshem me burgim deri ne nje vit dhe 1 mije USD gjobe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›