Përfitues do të jenë 820 mijë qytetarë
10/06/2010 Duke filluar nga 1 korriku qeveria do të nisë zbatimin e rritjes së rrogave dhe pensioneve
Kryeministri argumenton zhvillimin ekonomik, ndryshe nga ç’shihet në vendet europiane
Duke filluar nga 1 korriku i këtij vitit, rrogat dhe pensionet do të pësojnë një tjetër rritje. Mësohet se ekspertët e qeverisë janë drejt përfundimit të përllogaritjeve, të cilat do të mundësojnë zbatimin e programit qeveritar. Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave ka bërë me dije se 820 mijë qytetarë, punonjës në administratën shtetërore dhe pensionistë do të përfitojnë rritjen e rrogave, sikundër është premtuar. Kjo rritje, sipas shefit të ekzekutivit, u mundësua si pasojë e masave të marra për shkurtimin e shumë shpenzimeve administrative, sikundër ishte edhe heqja e shoferëve për deputetë apo zyrtarë të tjetër të lartë të administratës. Sipas tij, ndërkohë që në vende shumë të zhvilluara të Bashkimit Europian trendi shkon drejt uljes së ndjeshme të rrogave, uljes apo ngrirjes së pensioneve si dhe heqjen e të gjithë stimujve të tjerë në masën 75-100 për qind si pasojë e krizës, në Shqipëri do të ndodhë krejt e kundërta. Mësohet se skema e rritjes së pensioneve edhe për 2010-n do të jetë e përshkallëzuar, çka do të thotë se rritja maksimale do të shkojë për pensionet e ulëta të fshatit. Për vitin 2010 është konfirmuar zyrtarisht se skema e rritjes së pagesave për pensionistët në fshat do të jetë në masën 15 për qind. Rritja e pensioneve do të prekë edhe pensionet e qytetit, por në një masë më të vogël se ato në fshat. Për vitin 2010 është konfirmuar zyrtarisht se skema e rritjes së pagesave për pensionistët në zonat urbane do të jetë në 7 për qind. Kryeministri Berisha ka pohuar se qeveria që drejton do të mundësojë rritjen e rrogave dhe pensioneve, pavarësisht se vendi ka përjetuar pasojat e krizës globale ekonomike dhe financiare. “Ekonomia shqiptare është segment i ekonomisë globale. Ajo është thellësisht e lidhur dhe thellësisht e ndikuar nga ekonomia globale. Ekonomia e një vendi të vogël në raport me globalen jo vetëm që nuk është e mbrojtur, por është hiperglobale”, - ka theksuar ai. Berisha tha se Shqipëria nuk është pjesë e eurozonës, por ka një ekonomi të eurozuar. Sipas tij situata e ekonomisë shqiptare është krejtësisht e kundërt me atë të shumicës së vendeve të Evropës dhe botës. Kryeministri nënvizoi se në 2005-ën, qeveria gjeti një borxh prej 72 për qind të prodhimit të brendshëm, ndërkohë që sot është 59 për qind. Nga ana tjetër, deficiti buxhetor ishte 7.9 për qind, kurse tani po shkohet drejt masës nën 4 për qind. Duke folur mbi situatën ekonomike, kryeministri u është përgjigjur edhe qëndrimeve të opozitës, duke thënë se shpif çdo ditë në mënyrën të papërgjegjshme.
Rritja e eksporteve
Kreu i qeverisë ka theksuar se rritja e eksporteve gjatë muajve të fundit përbën një mbështetje për rritjen ekonomike të vendit. “Sektori i industrisë së eksporteve është sektor punësimi, ndoshta kryesor i punësimit në industritë e vendit. Rritja e eksporteve ‘Made in Albania’ përbën një bazë shumë solide dhe një dëshmi të shkëlqyer se ekonomia shqiptare, po funksionon me entuziazëm”, - tha ai.
Rritja e depozitave
Shefi i ekzekutivit ka theksuar se është vënë re një rritje e depozitave bankare. Për kryeministrin Berisha ky është një tregues thelbësor për rritjen e ekonomisë së vendit. “Në këtë situatë ekonomike jashtëzakonisht pozitive është rritja e depozitave. Depozitat janë rritur me 14 për qind. Kjo është dëshmia më e sigurt dhe më e rëndësishme e shëndetit të sistemit bankar shqiptar”, - ka nënvizuar Berisha.
Bizneset e reja
Elementi i tretë tek i cili Berisha mbështet argumentet e tij kur flet për rritje të ekonomisë vendase është rritja e regjistrimit të bizneseve të reja. “Këta 5 muaj regjistrimi i bizneseve të reja është rritur me 28 për qind. Kjo është një nga rritjet më të mëdha që mund të jenë regjistruar ndonjëherë. Ndërsa çregjistrimi i bizneseve është 6.3 për qind më i ulët se 5 mujorin e parë të vitit të kaluar”, - ka thënë kryeministri.