Vendimi i ri per cmimin e tokave ne shitblerje
10/06/2010 Procedurat që duhen ndjekur për privatizimin apo blerjen e pronave shtetërore
Pronarët kanë të drejtën e parablerjes, fondi nga shitja për kompensim
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje në mbledhjen e tij të ardhës vendimin “Kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet, si dhe procedura e shitjes”. Vendimi sqaron mënyrën se si veprohet në rast se një individ kërkon të privatizojë apo blejë një pronë shtetërore dhe ta përdorë më pas në interes të tij. Vendimi flet për dokumentacionin që duhet plotësuar, çfarë parashikohet për pronarët e truallit, për të drejtën e parablerjes etj.
Procedurat e privatizimit të pasurisë shtetërore
Afati i plotësimit të dokumentacionit të vlerësimit për ndërtesat dhe ndërtimet, linjat e prodhimit dhe të shërbimit duhet të jetë jo më shumë se 50 (pesëdhjetë) ditë nga data e daljes së urdhrit për ngritjen e komisionit të vlerësimit nga titullari, ndërsa për makineritë, pajisjet, mjetet e transportit etj. afati duhet të jetë jo më shumë se 20 (njëzet) ditë nga data e daljes së këtij urdhri.
Komisioni i vlerësimit mban përgjegjësi ligjore për respektimin e këtij afati.
Dokumentacioni i përgatitur nga komisioni i vlerësimit i dërgohet:
a) Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për objektet ndërtimore dhe linjat e prodhimit ose të shërbimit, me shkresë përcjellëse të nënshkruar e të vulosur nga dega e shoqërive publike përkatëse, ku përcaktohen vlera e objektit, sipërfaqja e përgjithshme, ajo nën objekt e ajo funksionale. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, pasi kontrollon nëse ky dokumentacion ka kaluar në hallkat përkatëse, ia përcjell atë Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike.
b) Ministrisë së Financave (Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike) për makineritë, pajisjet, mjetet e transportit, inventarin ekonomik, mjetet e xhiros etj., me shkresë përcjellëse të nënshkruar dhe të vulosur nga dega e shoqërive publike përkatëse, kur asetet do të shiten të veçanta.
Vlerësimi i pasurisë së ndërmarrjeve shtetërore që transformohen në zbatim të urdhrit të ministrit përgjegjës për ekonominë, bëhet në përputhje me këtë vendim.
Eksperti vlerësues i pasurive të paluajtshme harton gentanin përkatës të shoqërive aksionare dhe të shoqërive me kapital të përbashkët, të cilat janë në proces vlerësimi për privatizim kur del i nevojshëm hartimi i një gentplani të ri, i ndryshëm nga ai i përgatitur në çastin e themelimit të shoqërisë.
Kërkesën për konfirmim të gentplanit, të hartuar nga ekspertët vlerësues përkatës, shoqëria ia dërgon institucionit të prefektit ku ajo ka vendndodhjen. Institucioni i prefektit brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e marrjes së kërkesës konfirmon gentplanin e shoqërisë, duke e nënshkruar dhe vulosur atë, në 5 kopje origjinale, dhe më pas ia përcjell shoqërisë.
Detyrimet debitore dhe kreditore të ndërmarrjeve shtetërore që privatizohen mbyllen në çastin e ndryshimit të pronësisë. Drejtori i ndërmarrjes shtetërore mban përgjegjësi për rritjen e debi-kredive nga data e shpalljes së ndryshimit të pronës shtetërore.
Për detyrimet debitore dhe kreditore veprohet si më poshtë vijon:
Kur bëhet privatizimi i gjithë ndërmarrjes shtetërore, detyrimet debitore dhe kreditore i kalojnë shtetit. Institucioni qendror ose organet e pushtetit vendor, sipas varësisë administrative të ndërmarrjes, ngarkojnë një punonjës të sistemit financiar a një profesionist të lirë, me një kontrate të posaçme për ndjekjen e arkëtimit, deri në 30 (tridhjetë) ditë nga data e dorëzimit të objektit. Këta kanë të drejtën e shpërblimit nga 5 deri në 10 për qind të shumave të arkëtuara, por jo më shumë se 12 (dymbëdhjetë) paga bazë të përgjegjësit të financës në këshillin e qarkut ose këshillin bashkiak. Ky shpërblim reduktohet deri në zero, nëse nuk zbatohet kontrata. Kjo kontratë duhet të jetë e vlefshme deri në 3 (tre) muaj, pas kësaj veprohet në bazë të ligjit nr. 8901 datë 23.05.2003, “Për falimentimin”.
Kur bëhet privatizimi i pjesshëm i ndërmarrjes shtetërore, detyrimet debitore dhe kreditore të ndërmarrjes i kalojnë për ndjekje administratës për pjesën që mbetet shtetërore.
Procedura e shitjes së pronës shtetërore
1. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave e pranon dosjen e vlerësimit për objektin që do të privatizohet, nëse për këtë objekt ka dokumentacion të rregullt, i cili u ka kaluar strukturave përkatëse të përcaktuara në këtë vendim. Në rast të kundërt Drejtoria kërkon plotësimin e dokumentacionit.
2. Shitja e objektit bëhet si më poshtë vijon:
a) Për rastet kur konfirmohet se objekti ndodhet në truallin e subjekteve të shpronësuara, shitja bëhet pa ankand dhe subjektet e shpronësuara të truallit, në zbatim të ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar, kanë të drejtën e parablerjes së objektit me vlerën fillestare.
Në këtë rast Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave afishon një njoftim në mjediset e saj për një afat 20-ditor vetëm për pronarët e truallit, ndërsa dega e shoqërive publike në mjediset e saj dhe në objekt.
Dokumentacioni për dhënien e së drejtës së parablerjes për objektin që privatizohet, për çdo rast, shqyrtohet e konfirmohet me procesverbal të veçantë dhe miratohet nga komisioni i ngritur nga drejtori i Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes të Pronave Publike në Ministrinë e Financave.
Në rastet kur konfirmohet se objekti që privatizohet nuk ndodhet në truallin e subjekteve të shpronësuara si dhe për rastet kur AKKP-ja nuk është në gjendje të konfirmojë pronësinë e truallit për objektin që privatizohet, ai i nënshtrohet ankandit sipas procedurave të këtij vendimi. Kur në datën e zhvillimit të ankandit paraqitet subjekti i shpronësuar i truallit me dokumentacionin ligjor, që vërteton pronësinë e truallit të objektit, atëherë subjekti i shpronësuar gëzon të drejtën e parablerjes me vlerën fillestare të objektit. Edhe për këtë rast do të veprohet sipas shkronjës “a”, pika 2 të kreut II të këtij vendimi, por vetëm pasi të jetë konfirmuar dokumentacioni i pronësisë i depozituar nga ish-pronarët e truallit pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Pjesëmarrësit në ankand duhet ti paraqesin në vendin, datën dhe orën e njoftuar komisionit të ankandit këto dokumente:
a) Kërkesën me shkrim për blerjen e objektit të regjistruar në protokollin e Ministrisë së Financave.
b) Garancinë bankare (apo mandatpagesën), që vërteton ngurtësimin e 20 për qind të vlerës së fillimit të ankandit (në lekë) për llogari të Ministrisë së Financave.
Subjekti i shpronësuar i truallit, së bashku me kërkesën për blerjen e ndërmarrjes ose të objektit që ndodhet në truallin ish-pronë të tij, duhet të paraqesë në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave dokumentacionin e mëposhtëm:

b) Garancinë bankare (apo mandatpagesën), që vërteton ngurtësimin e 20 për qind të vlerës fillestare (në lekë), vetëm për objektin, për llogari të Ministrisë së Financave, detyrimisht brenda afatit të pranimit të kërkesave.
c) Vendimin përkatës të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të shoqëruar me planvendosjen e pronës, ku përcaktohet se ai është subjekt pronar i tokës.
ç) Dëshminë e trashëgimisë, prokurë përfaqësimi etj., nëse ka të tilla.
12. Kur sipërfaqja e tokës, pronë e subjektit të shpronësuar, shtrihet në mbi 70 % të sipërfaqes së truallit nën objekt, për objektin që privatizohet e drejta e parablerjes shtrihet në të gjithë objektin, nëse pjesa tjetër nuk ka pronarë. Në të kundërt, pavarësisht se njëri nga ish-pronarët apo bashkëpronarët e plotësojnë kushtin e përcaktuar në paragrafin e parë të kësaj pike dhe pjesa tjetër ka pronarë trualli të identifikuar, objekti privatizohet vetëm në bashkëpronësi, me marrëveshje të dokumentuar.
Nëse nuk arrihet marrëveshje e dokumentuar ndërmjet bashkëpronarëve brenda një afati 30-ditor të publikimit me afishe, objekti u nënshtrohet procedurave të ankandit dhe ish-pronarët kompensohen financiarisht sipas vlerës së truallit të vlerësuar sipas hartës së vlerës.
Në rastet e shpalljes fitues të ankandit, që zhvillohet për shitjen e objektit të njërit prej ish-pronarëve të truallit, në pagesën e vlerës së truallit zbritet vlera e truallit që i përket pjesës së tij, e njohur me vendim të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave ish-pronarëve, e vlerësuar me çmimet e hartës së vlerës së truallit.
Për rastet kur për objektin që privatizohet ka një pronar apo disa bashkëpronarë, të cilët kanë një marrëveshje të dokumentuar dhe gëzojnë të drejtën e parablerjes, por sipas gentplanit të privatizimit një pjesë e truallit nuk bie në pronën e ish-pronarëve të konfirmuar shtetëror, veprohet si më poshtë:
Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike ua ofron për blerje bashkëpronarëve, që gëzojnë të drejtën e parablerjes së objekteve.
Në rast se ish-pronarët shprehen me shkrim se nuk janë dakord ta blejnë këtë sipërfaqe trualli, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike i dërgon një shkresë, të shoqëruar me kopje të gentplanit, Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për përdorimin e kësaj sipërfaqeje për fond kompensimi për ish-pronarët, duke vënë në dijeni edhe Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
13. Në rastet kur objektit i është ulur vlera e fillimit të ankandit, subjekti i shpronësuar për të ushtruar të drejtën e parablerjes duhet të bëjë pagesën e plotë, sipas vlerës fillestare dhe jo sipas vlerës së ulur.
14. Kur për objektet e shpallura për shitje sipas procedurave të këtij vendimi nuk paraqitet asnjë kërkesë për blerjen e tyre, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave cakton një +VAM tjetër, me të ulët se VAM-i fillestar, për privatizimin e objektit.
15. Ulja e VAM-it të objekteve bëhet sipas këtij kategorizimi:
a) Për ndërmarrjet ose objektet deri në 30%;
b) Për makineritë, pajisjet, inventarin ekonomik, mjetet e transportit, mjetet e xhiros deri 50%. Në këto raste objekti u nënshtrohet edhe një herë të gjitha procedurave të shitjes të parashikuara në këtë vendim.
16. Për rastet kur mbetet vetëm një blerës, si në publikimin me vlerë fillestare, ashtu dhe për rastin kur objekti është i publikuar me ulje VAM-i, bëhet një njoftim i ri në një gazetë kombëtare për një periudhë l0-ditore, si dhe vendoset një njoftim me afishe pranë mjediseve ku do të kryhen procedurat e zhvillimit të ankandit. Pas këtij publikimi, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike në Ministrinë e Financave realizon shitjen e objektit.
17. Procedurat për rastet e parashikuara në pikat 2, 6, 12, e 16 të këtij vendimi fillojnë me miratimin e drejtorit të Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave. Çdo element shtesë është pjesë e botimit.
18. Për rastet kur nuk është realizuar shitja, veprohet si më poshtë:
a) Objektet ndërtimore që i kanë kaluar të gjitha fazat e shitjes kthehen në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila ia dërgon Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për ti kaluar në fond kompensimi fizik për subjektet e shpronësuara.
b) Makineritë, pajisjet, mjetet e xhiros, inventar ekonomik, të cilat nuk janë shitur, pasi janë zbatuar fazat e shitjes, sipas VAM-it fillestar dhe VAM-it të ulur, kthehen nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, në degën e shoqërive publike përkatëse.
Komisioni i ankandit ka këto detyra:
a) Regjistron dhe vërteton identitetin e pjesëmarrësve në ankand sipas letërnjoftimit, certifikatës së gjendjes civile ose me prokurë të veçantë të përfaqësimit.
b) Prezanton anëtarët e komisionit të ankandit.
c) Deklaron vlerën fillestare të ankandit.
ç) Deklaron hapin e dhënieve të ofertave për vlerën fillestare për pjesëmarrësit në ankand.
d) Drejton marrjen e ofertave.
dh) Shpall personin e fundit, që deklaron çmimin më të lartë, si fitues i ankandit.
d) Siguron që dhënia e ofertave të vazhdojë derisa të ketë oferta të tjera përpara shpalljes së fituesit.
Pjesëmarrësve të tjerë në ankand, përveç fituesit, u kthehet 20% e vlerës fillestare të ngurtësuar paraprakisht. Personi që tërhiqet në ankandi pa dhënë asnjë ofertë për vlerën e objektit të shpallur për shitje, i konfiskohet 20 % e garancisë bankare, e ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand.
Personi që ka fituar të drejtën e blerjes së objektit nëpërmjet ankandit, ose të drejtën e parablerjes pajiset nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave me autorizim për kalim pronësie, ku përcaktohen qartë detyrimet e blerësit.
Blerësi brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e zhvillimit të ankandit është i detyruar të bëjë pagesën (vetëm me lekë) për pjesën e mbetur, sipas çmimit të arritur në ankand për objektin dhe truallin.
Ish-pronarët e truallit që janë shpallur fitues me të drejtën e parablerjes për objektin apo ndërmarrjen që privatizohet, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e lëshimit të autorizimit për kalim pronësie nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave janë të detyruar të bëjnë pagesën e vlerës së mbetur të objektit me letrë me vlerë dhe bono privatizimi.
Për shitjen e truallit 100 % e vlerës së shitjes kalon për efekt të fondit të kompensimit financiar për subjektet e shpronësuara, përveç rasteve kur është i identifikuar ish-pronari i truallit. Në këto raste do të veprohet sipas shkronjës "b", pika 2 të kreut III të këtij vendimi.
Nëse personi që ka fituar të drejtën e blerjes së objektit nuk paguan brenda 30 (tridhjetë) ditëve pjesën e mbetur të çmimit të arritur në ankand si fitues ankandi, humbet të drejtën e blerjes si dhe të marrjes pjesë në ankandin që do të zhvillohet për rishitjen e këtij objekti.
Pagesa 20% e ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand nuk i kthehet. Objekti rishpallet për shitje, duke zbatuar procedurat e publikimit nga e para, sipas këtij vendimi.
Nëse ish-pronari i truallit që ka fituar të drejtën e blerjes së objektit nuk paguan brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e lëshimit të autorizimit pjesën e mbetur të çmimit, atëherë pagesa 20% e ngurtësuar për pjesëmarrje në blerje, i konfiskohet. Objekti rishpallet për shitje, duke zbatuar procedurat e publikimit nga e para, sipas pikës 2 të kreut III të këtij vendimi.
Pas pagesës së vlerës së plotë të objektit (objektit bashkë me truallin për shitjet me ankand), Ministria e Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike dhe drejtori i ndërmarrjes që ka në administrim objektin apo personi autorizuar prej tij janë të detyruar të nënshkruajnë kontratën e shitjes me blerësit privatë.
Dorëzimi i objektit bëhet në mënyrë të detyrueshme nga përfaqësuesi i Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave dhe përfaqësuesi i institucionit administrues (sipas komisionit të vlerësimit të ngritur) në prani të blerësit. Procesverbali i dorëzimit do të jetë pjesë përbërëse e kontratës së shitjes.
Kontratat e nënshkruara nga përfaqësuesi i ish-Agjencisë Kombëtare të Privatizimit dhe i degëve të saj në rrethe për objektet apo ndërmarrjet e privatizuara në vite, me përfaqësuesin e ndërmarrjes dhe blerësit, por jo sipas mënyrës së kërkuar nga ligji (para noterit), për rastet kur aktualisht nuk ekziston ndërmarrja bëhen nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave dhe blerësi, kur dokumentacioni që ndodhet në arkivat e kësaj drejtorie është i rregullt.
Kur ekziston ndërmarrja, bëhet nga drejtori i ndërmarrjes dhe blerësi para noterit.
Nuk lejohen dhënia me qira dhe kalimi kapital i objekteve që janë publikuar për shitje.
Dokumentacioni i vlerësimit të objekteve ndërtimore që nuk janë shitur edhe pasi janë zbatuar të gjitha fazat e shitjes, sipas këtij vendimi, përcillet nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila ia dërgon Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për tu përdorur si fond i kompensimit fizik. Për makineritë, pajisjet, mjetet e xhiros, inventar ekonomik që nuk janë shitur edhe pasi janë zbatuar të gjitha fazat e shitjes, veprohet sipas vendimit nr.70, datë 11.03.1985 të Këshillit të Ministrave “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”, i ndryshuar.
Pasuritë shtetërore të dhëna me kontratë qiraje apo enfiteoze, mbi 500 (pesëqind) m2 i shiten në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave kontraktuesit, në rast se vlera e investimit të kryer prej tij është mbi 150 % e vlerës së truallit, si dhe kur subjekti nuk ka detyrime ndaj shtetit. Përcaktimi i vlerës së investimeve bëhet nga ekspertë vlerësues të licencuar dhe ekspertë kontabël të autorizuar, të miratuar nga ministri përgjegjës për ekonominë, i cili urdhëron fillimin e procedurës së mësipërme.