Vocaj, Ramës:Ndrysho skemë,se 8 rrugët kryesore u bllokuan
10/06/2010 Kryepolici i Tiranës, i kërkon bashkëpunim për zgjidhjen e gjendjes së trafikut
TIRANE- Situata kaotike që është krijuar nga radhët e gjata të makinave në rrugët e Tiranës, ka detyruar sërisht kryepolicin Tonin Vocaj që ti drejtohet me një letër kryetarit të Bashkisë Edi Rama, ku i kërkon këtij të fundit marjen e masave të menjëhershme me qëllim evitimin e kësaj gjendjeje. Duke i afruar ndihmesën e uniformave blu për krijimin e një plani konkret, Vocaj në letrën e tij ka renditur tetë rrugët më problematike, të cilat kanë pasur një mbi ngarkesë përgjatë kësaj kohe gjë e cila ka sjellë edhe lëvizjen jo normale të qytetarëve. “Në vijim të komunikimeve të mëparshme, ju sjellim në vëmendje se Policia e Kryeqytetit ka bërë përpjekje maksimale për zbatimin e skemës së re të trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, duke planifikuar shërbime shtesë në të gjitha pikat kyçe të këtij plani. Mirëpo megjithë masat e marra nga sherbimet e policisë, konstatohet kaos i lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve, në të gjitha segmentet rrugore që kanë lidhje me sheshin “Skenderbej”- shprehet në letër drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj. Fluksin më të madh të automjeteve e ka rruga e “Kavajës”, e cila si pasojë e punimeve që po kryhen në qëndër të Tiranës dhe mungesës së një plani konkret për të shmangur trafikun, qëndron përgjatë gjithë ditës e bllokuar nga kryqëzimi i “21 dhjetorit” deri tek sheshi “Skëndërbej”. E njëjta situatë paraqitet edhe në rrugën e “Durrësit”, e cila ka vështirësi në qarkullim nga kryqëzimi i “Zogut të Zi” deri në qëndër të kryeqytetit. Veç këtyre dy segmenteve rrugore probleme në qarkullimin normal të mjeteve janë hasur edhe në rrugët bulevardi “Zogu i I”, “Dedë Gjon Luli”, rruga e Dibrës, Rruga “Hoxha Tasim” e një sërë segmentesh të tjera që lidhin qëndrën me zona të ndryshme të kryeqytetit. Kryepolici i Tiranës e ka paralajmëruar kryetarin e Bashkisë së vazhdimi i kuaj skeme qarkullimi do të përkeqësojë më tej situatën e trafikut rrugor në qytet, si dhe jetën normale të qytetarëve. Për të shmangur këtë situatë Vocaj është shprehur i gatshëm që të ofrojë të gjithë ekspertizën profesionale dhe bashkëpunimin e policisë në kërkim të një zgjidhje të problemeve të shkaktuara nga zbatimi i skemës së trafikut te kërkuar nga autoritetet e Bashkisë së Tiranës.
Rrugët e bllokuara
Rruga e Kavajës, Rruga e Durrësit, Rruga “Dëshmorët e 4-Shkurtit”, Bulevardi “Zhane D`Ark”, Bulevardi “Zogui i I-rë”, Segmenti rrugor “Dedë Gjon Luli” në të gjithë gjatësinë e saj, Rruga e Dibrës, Rruga “Hoxha Tahsim”, Rruga “Bardhyl” deri tek sheshi “Sulë Pasha”, kryqëzimi i Rrugës “5-Maji”, Siri Kodra, Karl Gega, Jordan Misja deri tek Don Bosko, etj.