E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vritet në sy të familjes emigranti shqiptar

10/06/2010 Autori ende i paidentifikuar

GREQI- Një 29-vjeçar shqiptar është bërë objekt i një atentati në orët e para të ditës së djeshme pasi u qëllua me armë zjarri nga një shtetas grek, i cili ende nuk është identifikuar nga policia. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një familje shqiptare në Filo të rajonit të Evias në Greqi. Viktimë e atentatit, është një 29-vjeçar, baba i tre fëmijëve, emigrant prej disa vitesh në Greqi. Sipas agjencive të lajmeve helene mësohet se në orët e para të mëngjesit të ditës së Hënë 29-vjeçari flinte gjumë me të shoqen dhe një nga vogëlushët kurse dy të tjerët gjendeshin në dhomën tjetër. Në rrethana ende të paqarta, në banesë ka hyrë një person i maskuar, i cili është drejtuar direkt në dhomën e gjumit të çiftit dhe ka bërë zhurmë me qëllim që shënjestra i tij të zgjohej. Në këto momente, çifti u zgjua përnjëherësh dhe sapo 29-vjeçari u ngrit nga shtrati, personi i maskuar ka hapur zjarr me një pistoletë, duke qëlluar me tre plumba në trup. E shoqja e viktimës është lemerisur nga skena e frikshme e po ashtu dhe tre fëmijët që u zgjuan po ashtu të tmerruar. Krejt gjakftohtë, autori pasi është siguruar se viktima i tij nuk po lëvizte, ka dalë qetësisht nga banesa duke u larguar për në drejtim të paditur. Aktualisht policia po punon për identifikimin e autorit, ndërkohë që dyshohet ndonjë konflikt midis viktimës dhe ekzekutorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›