E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përforcohet barrikada në urëne lumit Ibër në Mitrovicë

Përforcohet barrikada në urën e lumit Ibër në Mitrovicë. Serbët e veriut të Kosovës kanë vendosur përgjate gjithë natës thasë me zhavorr për të përforcuar barrikadat.
 

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicë, Besim Hoti, i cili e vlerësoi situatën në veri si të qetë, por nën tensione të vazhdueshme.
 

Sipas Hotit përforcimi i barrikadës në urën që ndan qytetin në dy pjesë, ka ardhur si reagim pas afisheve që KFOR-i ka hedhur dje nga ajri në pjesën veriore, në të cilat ka bërë të ditur se barrikadat janë të paligjshme dhe se ky mision ka për obligim të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjithë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›