Gjermani, “Partia e Piratëve” befason edhe vetë “piratët”
Rezultatet që dolën nga kutitë e votimit ishin befasuese edhe për vetë anëtarët e kësaj partie(8.9%).
Menjëherë pas kësaj 'befasie berlineze', para ekranit të televizorit është shfaqur vetë kreu i kësaj partie të re, Sebastian Nerz. “Është hera e parë qysh nga viti 1980, që një formacion i ri politik ngjitet në skenën kryesore të poltikës” - u shpreh ai – raporton “Der Spiegel” në versionin e saj 'on line'.
Sapo u shpallën rezultatet e zgjedhjeve, mbështetësit e shumtë të kësaj force politike nisën të kërcenin krah për kran në një klub popullor në qytetin e Kreuzberg-ut. Aroma e marijuanës ndihej rreth e qark vendit të festimit të rastit, ku miqtë përgatisnin sanduiçe dhe rrëkëllenin shishet me birrë. Qëndrimet e kësaj partie shkojnë deri në legalizimin e ‘drogave të buta’. /Z.Gjj/Start/
2011-09-19 17:02