E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmeti në Himalaje, rritet numri i viktimave

Tërmet me intensitet 6.9 ballë të shkallës Rihter, ka shkaktuar shembje dheu, ka dëmtuar ndërtesat dhe ka detyruar njerëzit që të dalin në rrugë.

Epiqendra e tërmetit ishte në shtetin Sikim në Indi, afër kufirit me Nepalin dhe rajonin e Tibetit në Kinë.

Dridhja e tokës është ndjerë në pjesën veriore dhe lindore të Indisë dhe në jug të Bangladeshit.
Autoritetet thanë se nga ky tërmet janë konfirmuar 48 vdekje, në Indi, Nepal dhe në Tibet.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-09-19 16:14
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›