E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Rexhepi paralajmëron heqjen e bllokadave

Shpërndarjen e afisheve të KFOR-it se do të hiqen bllokadat dhe të lirohen rrugët, serbët lokal në veri të Koosvës duket se nuk i kanë marr seriozisht, pasi ata iu kundërpërgjigjen duke thënë se nuk janë të gateshim t`i heqin ato.

Por paralajmërimeve të KFOR-it i është bashkangjitur edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi i cili ka deklaruar se gjatë këtyre ditëve autoritetet e Prishtinës do të bisedojnë me EULEX-in e KFOR-in se si do të zgjidhet situata në veri, përkatësisht nëse do të duhet të nisë aksioni për heqjen e barrikadave.

“Jeta duhet t`i kthehet normales. Do të bisedojmë me EULEX-n dhe KFOR-in se çfarë të do të bëjmë me barrikadat”, ka thënë Rexhepi për mediat serbe.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›