E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Partitë politike të shmangin dhunën

11-06-2013 / Gazeta 55

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë bëjnë apel për shmangien e dhunës gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, ambasadorët e BE-së nënvizojnë se po ndjekin procesin zgjedhor në Shqipëri ndërsa kërkojnë që të plotësohet një nga standardet e zgjedhjeve që është shmangia e dhunës si dhe një mjedis i qetë zgjedhor. “Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në marrëveshje me Krerët e Misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, dëshiron të nënvizojë se po e ndjekim nga afër procesin zgjedhor. Ndër standardet evropiane dhe ndërkombëtare që presim të zbatohen, një ndër më të rëndësishmit është shmangia e dhunës, në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve që zgjedhjet të zhvillohen në një mjedis të qetë dhe paqësor. Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të sillen sipas këtij standardi”- thuhet në deklaratë. Gjithashtu ambasadorët e BE-së theksojnë më tej se presin nga partitë politike t’u japin udhëzime të rrepta anëtarëve dhe mbështetësve të tyre në lidhje me zhvillimin e një procesi sa më të qetë zgjedhor dhe sipas standarteve ndërkombëtare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›