E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Europë, vijon situatë problematike në Gjermani

11-06-2013 / Gazeta 55

Në Hungari niveli i lumit Danub ka filluar të ulët

Përmbytjet vazhdojnë të shkaktojnë probleme në disa zona të Europës. Në Gjermani një digë e shembur afër Fishbek në verilindje të vendit parashikohet të rrisë deri në 6 miliardë euro koston e dëmeve në të gjithë vendin.
Në Magdeburg, një prej qyteteve me të vjetër të Gjermanisë Perëndimore, me mijëra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre ndërsa lumi Elba është ngritur 5 metra mbi normalen, duke kaluar dhe nivelin e arritur në vitin 2002.
Ndërkohë vullnetarë të shumtë në qytet janë angazhuar përkrah shërbimit emergjent për të ndihmuar në sistemimin e nënstacioneve elektrike në disa zona të banuara.
Hungaria mundi të shpëtojë nga dëmet që mund të shkaktoheshin nga lumi Danubi i cili arriti nivelin më të lartë, por që tani ka filluar të ulet.
Në disa zona 300 deri në 400 shtëpi janë përmbytur. Tani vëmendja është përqendruar në jug të Budapestit, ku lumi Danub parashikohet të arrijë në nivele të larta në ditët në vazhdim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›