E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundimi i pushimeve risjell trafikun në Tiranë

Përfundimi i pushimeve të muajit gusht rishfaq makinat e bllokuara në trafik, në përpjekje për tëcarë mes kaosit. Trafiku më i madh gjendet në kryqëzimet rreth sheshit “Skënderbej”, i cili që prej muajit prill po i nënshtrohet një rikonstruksioni nga ana e Bashkisë.

Ditët e ardhshme pritet të jenë akoma më stresuese për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve. Duke filluar nga nesër nis puna për administratën, ndërsa të ditëne hënë fillojnë edhe shkollat.

Nga ana e tyre taksistët paralajmërojnë se mund të ketë edhe rritje të çmimit të shërbimeve, për shkak se trafiku dhe kaosi nëpër rrugë rrit konsumin e karburantit dhe uljen e numrit të klientëve.

Situata pritet të rëndohet akoma dhe më shumë në fund të vitit kur do të nisin punimet tek sheshet “Nënë Tereza” dhe “Italia”. Për to Bashkia e Tiranës ka nisur në 26 gusht konkurset për projektin më të mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›