Përfundoi afati i plotësimit të formularit A1-Z të Maturës Shtetërore
Afati i plotësimit të formularit A1 dhe A1-Z për provimet e lëndëve me zgjedhje përfundon sot, sipas Rregullores së Maturës Shtetërore 2009 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Të gjithë koeficientët e lëndëve me zgjedhje, të cilët aplikohen në sistemin Meritë-Preferencë, janë bërë publikë prej me shumë se një jave në shkollat e mesme (ku këtë vit u shpërndanë edhe broshura informative). Sipas MASH, deri tani nuk ka kërkesë nga Drejtoritë Arsimore Rajonale për shtyrje të afatit për plotësimin e formularit A1 dhe A1- Z. Formulari A1 përmban gjeneralitetet e maturantit dhe lëndët me zgjedhje, nga të cilat maturanti sipas përgatitjes, prirjes dhe koeficientëve të lëndëve me zgjedhje, do të zgjedhë dy lëndë për provim. Ndërsa formulari A1-Z shërben për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2009 vetëm për kandidatët që kanë marrë pjesë në provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2006, 2007, 2008. MASH, në kuadër të Maturës Shetërore, pritet të miratojë më 1 Prill, formularin A2 (të dhënat e nxënësve që kanë marrë provimet e detyruara, notën mesatare dhe përzgjedhjen e degëve të shkollave të larta, ku dëshiron të studiojë). Ky formular do të plotësohet nga maturantët deri më datën 30 Qershor.
...