Vrau në ’97-ën, “Plaga e vjetër” arreston autorin
Operacioni i koduar “Plaga e vjetër”, ka vënë në pranga nje shtetas qe vrau nje person në datën 10 nentor 1997 ne lagjen "Drita" te Burrelit. Vrasesi po nga Burreli kishte marrë dhe një dënim më parë për tentativë vrasje
MAT-Një autor i një vrasjeje të ndodhur para 11 vjetësh në Burrel ka rënë sot në prangat e policisë. Arrestohet pas 12 vjetesh vrasësi i Genci Barcit, vrasje e ndodhur në datën 10 nentor 1997 ne lagjen "Drita" te Burrelit. Policia e rrethit Mat ka zbuluar vrasësin si rezultat i përdorjes se metodave speciale te hetimit, duke e vënë atë në pranga në orën 02.00 të mëngjesit të sotëm. Operacioni i koduar “Plaga e vjetër”, ka vënë në pranga Vladimir Ibrahimin po nga Burreli i cili kishte marrë dhe një dënim më parë për tentativë vrasje ndaj një shtetasi tjetër. Gjate punës per hetimin dhe dokumentimin ligjor te kesaj ngjarje u zbuluan edhe dy ngjarje te tjera te renda te ndodhura gjate vitit 1997 ne Rrethin e Matit, si vrasje, dhe vjedhje me arme, por per arsye te sekretit te hetimeve per momentin nuk behen te ditur emrat e autoreve.
(d.b/BalkanWeb)