E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga një tregtari dhe një doganieri në Kakavijë

Tregtari tiranas nuk kishte zhdoganuar televizorët e tij plazma në doganën e Kakavijës. Skuadra e antikrimit zbuloi se në turn kishte qënë një doganier, banor i Lazaratit. Doganieri shtirej edhe si polic i Krimit Ekonomik në Tiranë 

GJIROKASTER-Antikrimi financiar në Policine e rrethit të Gjirokastrës, ka arrestuar në mesnatë një doganier dhe një tregëtar mallrash elektronikë. Tregtari nga Tirana Pellumb Kaziu 37 vjec kishte hyrë nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, nga Greqia me mjetin e tij Mitsubishi me një sasi malli prej 16 (gjashtëmbëdhjet ) televizorë Plazma, ku gjashtë prej tyre ishin 32 polsh dhe 10 të tjerët ishin 40 polsh, për të cilët nuk kishte paguar asnjë detyrim doganor. Kaziu kishte kaluar kontrollin fizik të degës së doganës Kakavijë pa zhdoganuar asnjë nga mallrat e tij, c’ka i ka vënë në dyshim efektivët e sektorit të antikrimit ekonomik.
Është kërkuar informacion për doganierin që ka qenë në detyre në momentin e kalimit të mjetit dhe ka rezultuar se ai ishte Agron Basha, nga Lazarati njëkohësisht edhe kryetar i këshillit të kësaj komune. Historia ka vijuar më tej, kur gjatë ndalimit të Agron Bashës 43 vjec, përgjatë aksit rrugor Gjirokastër-Tepelenë ndërsa udhëtonte me mjetin e tij me xhama të zinj, Basha mbante fenelinë ngjyrë blu të ndezur mbi kabinë dhe tabelë të qarkullimit rrugor duke iu paraqitur efektivëve të policisë si oficer policie i Krimit Ekonomik në Tiranë, ku për mbajtjen e tyre paraqiti një autorizim të firmosur nga ish-kreu i qarkullitmit të Tiranës Krenar Ahmeti. Policia ka dyshuar se dokumenti mund të ishte fals, ndërkohë gjatë shoqërimit ka zbuluar edhe që Basha ishte i dënuar në ’95 për vjedhje me armë.
Tre akuzat që rëndojnë mbi Agron Bashën janë “Kontrabandës me mallra të tjera”, “Përvetësim i titujëve apo i detyrës shtetërore”, dhe ‘”shpërdorim detyre”. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda për procedime të mëtejshme.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›