E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundojne 8500 kartat e para, procesi normalisht

Dy dite me pare ka nisur shperndarja e kartave te para te identitetit, per bashkine e Shkodres. Megjithate te paret qe do te terheqin kartat, do te jene personat qe kane aplikuar gjate muajit shkurt. Kete e ka bere te ditur vete nenkryetari i bashkise se Shkodres, Ridvan Troshani i cili ka shtuar se "kompania ka punuar per te instaluar pajisjet dhe po sistemohen sipas alfabetit, pikerisht kartat per te lehtesuar gjetjen e tyre, pra te aplikanteve dhe kartes perkatese". Ai ju beri thirrje qytetareve per te ardhur dhe terhequr kartat e para te prodhuara dhe qytetareve qe nuk kane kurrfare pasaporte, te vijne dhe te aplikojne per kartat e identitetit. Burimet e bashkise bejne te ditur, se tashme jane 8.500 kartat e para qe do te terhiqen dhe po pergatiten te tjera. Shkodra ka rreth 16.000 persona qe nuk jane te pajisur me pasaporta per jashte dhe nuk dihet mire numri i atyre qe jane aplikante per kartat e identitetit. Gjithsesi numri prej 500 aplikantesh ne dite, nuk eshte i madh dhe nga nepunesit ne 12 sportele, deklarohet se nje mesatare prej 800-900 personash mund te pranohet te aplikojne dhe ky ritem do te kenaqte edhe momentin e mos mbetjes, deri ne daten perfundimtare te aplikimeve per karta, sepse tashme ky proces po ecen me shpejtesi dhe normalisht. Ne Koplik ka nje ritem te vogel te aplikanteve, por qe ditet e fundit eshte shtuar, kurse ne Vaun e Dejes si bashki dhe Puke nga te dhenat e para, ritmi eshte i mire dhe procesi nuk ka defekte apo vonesa. R.Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›