Topi e Berisha ne Shqiperi, opozita bojkoton pritjen
Denis Dedej
Delegacioni shqiptar qe mori pjese ne Samitin e Strasburgut, ku Shqiperia u be anetare me te drejta te plota e NATO-s, mberriti mesditen e djeshme ne Tirane. Kreret e larte shqiptare u priten nen organizimin e nje ceremonie ne aeroportin "Nene Tereza", per te filluar keshtu dhe festimet e dites se djeshme per anetaresimin e vendit tone ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Gjate ceremonise pritese ishin te pranishem deputete dhe perfaqesues te mazhorances, anetare te ekzekutivit dhe te Presidences. Nderkaq, vihej re mungesa e perfaqesuese te opozites, te cilet i mungonin kesaj ceremonie. Ndersa fjalen pershendetese ne kete takim e ka mbajtur kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha dhe Presidenti Topi, te cilet shprehen entuziazmin per kete ngjarje historike per Shqiperine.
TOPI
Kreu i delegacionit shqiptar Bamir Topi, ne fjalen e tij pershendetese falenderoi te gjithe popullin shqiptar dhe institucionet e Shqiperise, Forcat e Armatosura per ate c'ka bene te mundur, qe Shqiperia te pranohet anetare me te drejta te plota ne NATO. "Vullnetit dhe deshires se popullit shqiptar, institucioneve te saj, i eshte bashkengjitur vullneti i aleateve tane, te cilet na mbeshteten sot ne kete rruge. Deshiroj t'i falenderoj te gjithe ne menyre te vecante aleatin tone kryesor SHBA-ne", shprehu mirenjohjen Topi. Ne fund te fjales se tij ai pershendeti dhe mediat, te cilat bene te mundur qe te percillnin te gjitha momentet me te rendesishme, ate qe ka pasur te beje me aspiraten e thelle te popullit tone, me ate qe kane bere institucionet shqiptare, reformat qe kemi zhvilluar, takimet e shumta nderkombetare dhe mbi te gjitha evenimentin qe u realizua dje dhe suksesin e plote.
BERISHA
Kryeministri Berisha i uroi te gjithe qytetareve shqiptare diten e pare te NATO-s, diten e mrekullise se lirise, diten e dinjitetit kombetar dhe te ardhmes se sigurt. "Nje mirenjohje e madhe dhe e pakufishme u takon qeverive dhe kombeve te vendeve anetare, qe gjate nje viti bene qe shqiptaret te njohin nje besim qe se kishin provuar kurre me pare, votuan ne nje kohe rekord Protokollin e Anetaresimit ne NATO", u shpreh kryeministri. I cili ka pershendetur ne te njejten gjatesi vale, ish-presidentin Bush dhe Presidentin amerikan Obama. Gjate kthimit nga Rinasi per ne Tirane, Berisha u pershendet nga nje grup femijesh, tek vendi i quajtur Fusha e Balonave, ku femijet leshuan qindra balona me mbishkrimin "Shqiperia ne NATO". Duke e ndare kete gezim se bashku me femijet, kryeministri Berisha i uroi ata per kete dite te madhe per mbare kombin, dite e cila u mundeson atyre te ndertojne jeten, sic kane endrrat e tyre. Kthimi i kryeministrit, gjate rruges deri ne seline e Keshillit te Ministrave, u shoqerua nga qindra qytetare, te cilet kishin dekoruar makinat e tyre me flamuj te NATO-s dhe flamuj kombetare.
BLLOKIMI
Autostrada nga Kashari ne Tirane, dhe rruget kryesore te kryeqytetit ishin bllokuar per qarkullimin e automjeteve te tjera, per te qene ne dispozicion te delegacionit te zyrtareve te larte shqiptare, marshimi i te cilit perfundoi tek dera e Kryeministrise.
DELEGACIONI
Pas ceremonive te organizuara pergjate rruges nga Rinasi ne Tirane, delegacioni shqiptar, udhetoi per ne Tirane, i shoqeruar nga dhjetera makina me flamuj kombetare dhe te NATO-s. Me pas delegacioni mori pjese ne organizime te tjera.