E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundojne festimet e Jubileut te diamandte

Katër ditët e evenimenteve të ubileut të diamandtë në Britaninë e madhe kulmuan me shfaqjen e mbreterëshës në ballkonin e Buckingam Palace para një turme të madhe njerëzish.

Gjatë ceremonisë ka pasur dhe fluturime të avionëve të luftës së dytë botërore dhe shigjetat e kuqe.
Më herët, mbretëresha Elizabeth ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh që janë zhvilluar në Londer me rastin e 60 vjetorit të ngjitjes së saj në fron. Mijëra londinezë që valëvisnin flamuj britanikë dolën nëpër rrugë sot për të nderuar monarken 86 vjeçare ndërsa ajo shkonte nga Pallati i Buckingamit në Katedralen e Shën Polit për shërbesën solemne ku morën pjesë i biri, Charles, nipat, Ëilliam dhe Harry dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore. Por princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës për 64 vjet nuk ishte i pranishëm, pasi u shtrua dje në spital.

Në predikimin e tij, arqipeshkvi i Canterbury-t Roëan Ëilliams tha se Mbretëresha Elizabeth kishte treguar aftësinë “për të gjetur gëzim në lumturinë e të tjerëve” gjatë 60 vjetëve në fron. ne katedrale ka mbajtur nje fjalim dhe kreyministri britanik David Kameron.
Bashkëshorti i saj, Prince Fillip, nuk ka qenë pjesë e aktiviteve, pasi një ditë më parë ai u shtrua në spital.

Të hënën mbretëresha regjistroi një mesazh falënderues për mbështetjen gjatë një koncerti në Buckingham Palace.
Më pas mbretëresha udhëtoi në një karrocë të hapur me Princin e Uellsit dhe Dukeshën e Kornëalli për në Buckingham Palace. Princet Ëilliam dhe Harry dhe Dukesha e Keimbrixh ndodheshin në karrocën e dytë.
Familja mbretërore i mbyll festimet për Jubilenë e Diamandtë me një dalje në ballkonin e Pallatit Buckingham pasuar nga një fjalim i rrallë në televizion drejtuar kombit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›