Prangoset grabitesi i makines se prokurorit

Shërbimet e Komisariatit numër 3 të Policisë së Tiranës brenda një jave kanë zbuluar vjedhjet e dy automjeteve, njëra prej të cilave i përkiste prokurorit, Bilbil Mete.
Rasti më i fundit është ai i automjetit tip fuoristradë “Toyota”, të cilën një shtetas kosovar pasi e kishte shitur, ia kishte vjedhur blerësit me çelësin rezervë të mjetit.
Policia shoqëroi dhe vendosi të procedonte në gjendje të lirë për kosovarin, Zenel Pacarizi, i cili është dhe autori i kësaj ngjarjeje.
Zbulimi i makinës së vjedhur në rrugën “Don Bosko”, është rasti i dytë brenda pak ditësh i vjedhjes së makinave të zbuluara nga Komisariati numër 3 i Policisë së Tiranës.
Policia arrestoi të premten Bajram Cacën, 30 vjeç, i cili në datën 9 prill kishte vjedhur pranë Kthesës së Kamzës, benzin e prokurorit Mete.
Caca e kishte gjetur të ndezur mjetin, ndërsa hapej porta e garazhit dhe e ka vjedhur atë.