Përfundojnë punët në varrezat Hebraike

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Valton Beqiri, së bashku me Ambasadoren e Republikës së Çekisë në Kosovë, znj. Janina Hrebickova, drejtorin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeut Rajonal të Prishtinës, z. Haxhi Mehmetaj, përuruan përfundimin e punëve në varrezat Hebraike në Taukbashçe të Prishtinës. Projekti për konservimin e këtyre varrezave është përkrahur financiarisht nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Ambasada e Republikës së Çekisë në Kosovë.
Me këtë rast, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, z. Valton Beqiri, tha se realizmi i këtij projekti është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se, është edhe një dëshmi e një qytetërimi të lashtë që ka pasur Kosova. Në vazhdim ai tha se, me vetë faktin që komuniteti dhe populli hebrej ka jetuar në këtë vend, dëshmon se Kosova gjithmonë ka qenë e hapur dhe mikpritëse ndaj të gjitha komuniteteve. Më tutje, Ministri Beqiri shtoi se, me këtë projekt, përmbushet edhe një mozaik i vlerësimit dhe aktiviteteve të kulturave që kanë ekzistuar në Kosovë, andaj, ne kemi obligim që ti mbrojmë, ti ruajmë, ti konservojmë, dhe ti promovojmë në emër të dëshmisë së qytetërimit të lashtë që ka pasur Kosova.
Ndërkaq, Ambasadorja e Republikës së Çekisë në Kosovë, znj. Janina Hrebickova, pasi e falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeun Rajonal të Prishtinës, për punën profesionale në konservimmin e varrezave Hebraike, tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm edhe për popullin çek, për Republikën Çeke, si një shtet që ka kulturë shumë të pasur hebreje.