E Shtunë, 31 Tetor 2026

Art për Omaba-n

Qysh prej kohëve të Mao Zedong dhe Che Guevara asnjë lider politik nuk ishte bërë frymëzim kaq i madh për artistët bashkëkohorë. Obama ende nuk i ka mbushur një vit që nga fitorja e tij elektorale, e tashmë do të mund ta mbushte një muze. Po dikush rrudh hundët përballë ikonografisë obamiane. Është botuar në Amerikë përmbledhja e parë e artit figurativ e përqendruar në figurën e presidentit, Art for Obama, dhe The The Washington Post i gjuhet keq. Tepër kiç, denoncon e përditshmja e kryeqytetit. E mbi të gjitha lulëzon në këto vepra një venë shqetësuese totalitarizmi, jo shumë e ndryshme nga ajo e fashizmit të kohëve të tjera.

Mes veprave më emblematike është një Baracku që del nga ujërat, një citim biblik që evokon figurat e Jona Gjon Pagëzuesi; dhe më tej një buçet trëndafilash të kuq që duken se i pikin drejtpërdrejt nga qielli. Dhe të vjen në mendje batuta që e tha John McCain rivali i tij republikan në përfundim të një fushate zgjedhore të shënjuar nga një kreshendo e karizmit obamian. Tashmë tha McCain sna mbetet veçse ta shohim të ecën mbi ujëra. Një kuadër tjetër i përmbledhjes është Obama që e hipnotizon turmën, ku figura e tij është pikturuara në mënyrë realistike, ndërsa zgjedhësit të rreshtuar janë koka anonime, të ndezura nga tonalitetet e shumta të ndryshme të së kuqes: pothuajse një aludim në një nënshtrimi dhe pasiviteti shqetësues të ndjekësve të tij.

Komenti i Washington Post është i ashpër. Një mungesë totale e origjinalitetit, stili është i kopjuar keq nga shkollat e ndryshme të mëparshme. Artistë konformistë dhe të gatshëm ta kalërojnë modën e fundit. Për më tepër, me një kreativitet mediokër, timbri ideologjik irriton të përditshmen progresiste: Fytyra e presidentit duket këtu me të njëjtën frekuencë me atë të diktatorit Assad rrugëve të Damaskut. Përsëritja e tij bëhet obsesive, bile frikësuese.

Është një tjetër dimension politikisht jo korrekt që duket të lulëzojë pavetëdijshëm në disa nga këto portrete: erotizmi i parrëfyeshëm i trupit mashkullor afro-amerikan, muskujt e Obama-s të fryrë në mënyrë të ekzagjeruar, këmisha që hapet në gjoks, një sex-simbol që për Amerikën ridërgon në reprezentimet stereotipe dhe në tabutë seksuale të kohëve të skllavërisë. Në fund, për Washington Post ky prodhim artistik që përdor në mënyrë abuzive simbolet kombëtare (flamurin amerikan, statujën e lirisë) dikton një pyetje: a është patriotizmi shqetësues vetëm kur është i të djathtës?

(La repubblica)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›