Triumfon “Brotherhood”

Dashuria homoseksuale mes dy naziskinëve të rinj triumfoi në edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Romë.
Juria e drejtuar nga Milos Forman, ka vlerësuar me çmimin "MarcAurelio i artë", "Brotherhood", një film të fortë, shumë aktual të regjisorit danez me origjinë italiane, Nicolo Donato. "Luomo che verra" ("Njeriu që do të vijë"), i italianit Giorgio Diritti, një film që flet për tragjedinë e Marzabottos (njihet me këtë emër operacioni shfarosës i gjermanëve në territorin me të njëjtin emër në Romagna të Italisë, gjatë vjeshtës 1944, në përpjekje për të luftuar partizanët e zonës) ka fituar çmimin e madh të jurisë, si dhe të publikut.
Ndërsa aktori Sergio Castellitto është vlerësuar si aktori më i mirë mashkull. Aktori dhe regjisori i famshëm italian, në Europë e më gjerë, është pëlqyer mjaft në rolin e një babai ish-boksier që trajnon djalin e vet në ring në filmin "Alza la testa" ("Ngrije kokën") i regjisorit Alessandro Angelini.
Një histori e trishtë që flet për depresionin e një ati për humbjen e një djali, të cilin në të gjallë e ka trajtuar gjithmonë me ashpërsi, por në fund gjen vetveten dhe forcat për të ecur përpara. "Marc Aurelio i argjendtë" për aktoren më të mirë i është dhënë aktores Helen Mirren, për interpretimin e bashkëshortes së shkrimtarit të famshëm rus, Leon Tolstoi, në "The Last Station" ("Stacioni i fundit") me regji të Michael Hoffman. Mbetet duarbosh "Up in The Air", ("Mes reve"), i regjisorit Jason Reitman, që shpresonte të paktën një çmim për protagonistin, George Clooney.
"Marc Aurelio i Artë" për karrierën e ka fituar Meryl Streep, filmi i fundit i së cilës, komedia argëtuese "Julie & Julia", ka mbyllur festivalin. Dokumentari më i mirë për seksionin "Kinemaja tjetër- ekstra" i është dhënë "Sons of cuba" i Andrew Lang, ndërsa në seksionin që u është dedikuar fëmijëve, "Liza në qytet", ka fituar filmi "Last ride" i Glendyn Ivin (një çmim ky që e kanë dhënë spektatorët nën moshën 12 vjeç) dhe "Winter in wartime" i Martin Koolhoven (për fëmijët e moshës mbi 12 vjeç).
Ndërkaq, të rinjtë italianë janë "tërbuar" krejt pas aktorëve të sagës së famshme tashmë, "Twilight", i trajtuar nga librat bestseller të Stephanie Meyer. Tre vampirët e këqij kanë mbushur sallën me plot 1700 vende dhe kanë sjellë një frymë festive, duke përsëritur eksperiencën e vitit të kaluar.
Parfumeria e të rinjve të teatrit
Në Teatrin Kombëtar në Tiranë, në Festivalin e të rinjve 2009, do të jepet shfaqja Parfumeria, një pjesë teatrale e dramaturgut kosovar, Haqif Mulliqi, me regji të Saimir Sinës.
Kjo vepër jepet në kuadrin e përgatitjeve të edicionit të katërt të Festivalit të Teatrit për të Rinj, që do të mbahet në Tiranë nga data 20 deri më 25 nëntor, ndërsa vetë shfaqja do të vihet në skenë më datë 1 nëntor
Gjatë këtij festivali do të konkurrojnë vepra të tilla si Norvegjia sot" e Igor Bauersima, "Fundi i lojës" e Samuel Becket, "Shtëpia e Bernarda Albës" e Lorkës, Banorët e shkallës V e Kin Dushit dhe Morsa e Luigi Pirandellos.