Adami dhe Evelina janë bashkëkohorë

Më datën 27 tetor, në Ambasadën Gjermane në Tiranë, prezantohet përkthimi në shqip i librit Adami dhe Evelina të shkrimtarit gjerman, Ingo Schulze.
Romani i shkruar kryesisht në formë dialogu pasqyron në mënyrë mbresëlënëse shpresat e rinisë së RDGJ-së të asaj kohe. Dhe këto shpresa nuk janë shumë të ndryshme nga ato të rinisë shqiptare në vitet 1990-1991.
Ky roman është përkthyer deri më tani në 20 gjuhë. Përkthimi i tij në shqip është kryer nga Ardian Klosi. Shkrimtari ka planifikuar të vizitojë Shqipërinë në janar të vitit 2010 në kuadër të një udhëtimi letrar.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadrin e Tetori gjerman siç quhen ndryshe javët e kulturës gjermane në Shqipëri, të organizuara këtë vit me rastin 20-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Veprimtaritë e këtij aktiviteti kulturor shtrihen gjatë gjithë muajit tetor deri më 22 nëntor.