Reflektojnë mbi komunizmin

Në datën 29 tetor, në hotel Dajti, pesë artistë nga Europa Lindore do të
prezantojnë punime, të cilat ndeshen me shoqërinë, historinë dhe kujtimet. Peggy Meinfelder nga Gjermani do të paraqesë instalacionin e saj 100 Westmark 100 marka perëndimore.
Armando Lulaj nga Shqipëria përfaqësohet me videon e tij Living in Memory. Artisti serb Uros Djuric shfaq punime nga Populist Project, ndërsa Kamen Stojanov nga Bullgaria prezanton një seri fotografike, e cila dokumenton performancën e saj në piedestalin e një ish monumenti të Leninit. Kurse artisti rumun Istvan Laszlo ka krijuar një film të animuar me një foto të vitit 1989. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri në datën 15 nëntor.
Për të njëjtën periudhë kohore tetë artistë nga Berlini dhe katër nga Shqipëria do të zënë një dhomë në katin e dytë të këtij hotelit për të prezantuar veten dhe stilin e punës së tyre. Intervistat do të hedhin dritë mbi kuptimin e rënies së Murit për biografitë personale dhe artistike.