Pinari refuzon te "tradhtoje" koleget
Ylli Pinari, drejtori i firmes shteterore "Meico", mesohet se deri me tani ka refuzuar te jete bashkepunetor i drejtesise, ashtu sic kishte kerkuar pak dite me pare institucioni i akuzes. Edhe pse oferta e bere nga ana e grupit hetimor do te sillte perfitime ndaj tij ky i fundit nuk ka pranuar qe te bashkohet me ta ne kurriz te te ndaluarve te tjere. Sipas burimeve nga prokuroria Ylli Pinari do te kishte perfitime ne procesin qe do te zhvillohej ndaj tij, nese pranonte te behej bashkepunetor i drejtesise. Ky i fundit pervec se do te largohej nga burgu 313 ku edhe mbahen ne qeli me vete nga dy te arrestuarit e tjere Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholli do te transportohej ne nje spital te burgut. Denim me te ulet e deri ne mbajte te familjes nen kujdes nga policia do te ishin disa rrethana te tjera qe do te perfitonte Pinari. Te gjitha keto ne kembim te gjithe te vertetes qe fshihet per tragjedine e Gerdecit, perjashtimet e firmes AEY nga paketimi, futja ne loje e Delijorgjit, si dhe trafiku i armeve, piste qe po heton Prokuroria e Pergjithshme. Por oferta e bere nga ana e prokurorise eshte hedhur poshte deri me sot nga ana e Pinarit i cili nuk pranon as te bashkepunoje dhe aq me teper te "spiunoje". Por sipas burimeve, negociatat mes akuzes dhe te pandehurit qe ky i fundit te "pendohet", do te vazhdojne dhe ditet ne vazhdim. R. Caushaj
Propozimi i bere nga prokuroria
Kater dite me pare grupi hetimor i ka bere nje vizite burgun 313 pronarit te firmes Meico Ylli Pinarit, nje nga tre personat e vene ne pranga per tragjedine e Gerdecit, ku edhe i kane ofruar te bashkepunonte me drejtesine. Ky i fundit do te merrte statusin e te penduarit, status i cili do t'i sillte perfitime te ndryshme ne lidhje me gjykimin e tij, te gjitha keto ne kembim te informacioneve qe prokuroria nuk ka mundur dot te gjeje
Viktima e 26 e shperthimit
Nderkaq vetem para disa ditesh 6-vjecari Edison Durda ka nderruar jete ne spitalin e Brindisit ku ishte derguar per nje trajtim me te specializuar pas plageve te marra ne shperthimin e Gerdecit. 6-vjecari Durda eshte pacienti i trete shqiptar qe nderroi jete ne Itali, pas Nafie Lacit 37 vjece, Kore Deliut, anetare e familjes Deliu, e cila eshte gati shuar nga shperthimi i Gerdecit. Gjithashtu viktima te tjera te shperthimit jane dhe pjesetare te familjes Durda dhe persona te tjere.