E Diel, 1 Nëntor 2026

Bolivi, vetëgjyqësi për përdhunuesin, e varrosin të gjallë te varri i viktimës

BOLIVI-Banorët në provincën Colquechaca të Bolivisë kanë varrosur të gjallë një 17-vjeçar se dyshohej se kishte përdhunuar disa femra në zonë, e fundit një grua 35-vjeçare. Policia lokale dyshonte se 17-vjeçari Santos Ramos përdhunonte e më pas vriste viktimat e tij në mënyrë që ato të mos e denonconin. E fundit viktimë ishte Leandra Arias Janco, 35 vjeç. Policia e arrestoi por për mungesë provash e lanë të lirë.

Pas kësaj, banorëve iu sos durimi dhe vendosën që të bënin vetë drejtësi. Ata bllokuan rrugën e vetme që lidh lokalitetin e tyre me zonat e tjera të vendit dhe nisën “gjyqin” ndaj të riut. Banorët e varrosën të riun të gjallë pranë arkivolit të viktimës.
Këto vetëgjyqësi janë të shpeshta në Bolivi, kjo për shkak se bolivianët e konsiderojnë sistemin gjyqësor dhe atë të drejtësisë të korruptuar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›