E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon Bienalja e Venezia’s

Më shumë se 440,000 vizitorë parakaluan nëpër pavijonet e edicionit të 54’të të Bienales të Venezia’s, që sivjet u emërtua me emrin ILLUMInations.

Seleksionuese kryesore e këtij edicioni, që përfundoi më 27 nëntor, ishte historianja, kritikja dhe kuratorja e ekspozitave të shumta ndërkombëtare, Bice Curiger.

Gjatë 25 javëve, sa zgjati Bienalja e Venezia’s, mesatarisht u regjistruan nga 2,850 vizitorë në ditë, që paraqet një rritje prej 18 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Në mesin e shteteve pjesëmarrëse ishte dhe Shqipëria, pavijoni i së cilës “Geopathies” përbëhej nga veprat e Anila Rubikut, Orion Shimas, Gentian Shkurtit, Eltjon Valles, Driant Zenelit. Komisioner i pavijonit shqiptar ishte Parid Tefereçi, ndërsa murator Riccardo Caldura.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›