Për nder të shfaqjes më jetëgjatë në botë

Shfaqja e famshme, “Kurthi”, i autores Agatha Christie, është shfaqja teatrore më jetëgjatë në botë.
Ajo, më 25 nëntor 2012, do të mbushë plot 60 vjet. Për nder të këtij përvjetori shfaqja së shpejti do të nis turneun e saj nëpër Britaninë e Madhe, dhe do të vizitojë 60 qytete britanike.
Shfaqjen “Kurthi”, emërimi i parë i së cilës ishte “Tre Minj të Verbër”, Agatha Christie e shkroi në vitin 1947, si një radiodramë të shkruar me rastin e shënimit të 80-vjetorit të lindjes së Mbretëreshës Mary.
Teksti pastaj u vendosë në skenën e teatrit në vitin kur në fron u ul Elizabetha e II’të.
Shfaqja në teatrot londineze u luajt 24,587 herë. Në versionin e parë të saj, atë të vitit 1952, në ‘Kurth’ aktroi edhe Richard Attenborough, i cili pas shfaqjes e luti publikun që të mos ua zbulonte të tjerëve emrin e vrasësit në shfaqje.